Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit joshin Krymin

-

Te Vllaznia nis indirekt puna për të bërë të mundur që të mbajë një pjesë prej lojtarëve të saj. Pas largimit të Kalasë e Çinarit, duket se drejtuesit po kërkojnë të bëjnë të mundur që të mos kenë shumë rrjedhje nga skuadra. Ardit Krymi, mesfushori i ekipit tonë Shpresa, është njëri prej tyre. Ai ka oferta nga kryeqyteti nga dy skuadrat, Partizani e Tirana, por edhe nga Teuta, por gjithsesi drejtuesit po mundohen që ta mbajnë atë në skuadër. Drejtuesit, me sa mësohet, kanë nisur punën për ta mbajtur këtë lojtar. Nuk përjashtoh­et mundësia që një prej premtimeve që mund t'i bëhet këtij lojtari është edhe mbajtja e shiritit të kapitenit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania