Panorama Sport (Albania)

Gjyla: E Para të bëhet si Superiorja

-

Lushnja ka rënë në Kategorinë e Parë dhe për trajnerin Ilir Gjyla skema e kësaj kategorie nuk është efektive. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", tekniku lushnjar shprehet: "E njoh mirë skemën e Kategorisë së Parë, pasi kam qenë trajner i Shkumbinit dhe Besës. Nëse do të jetë sërish e njëjta skemë edhe në sezonin e ri, më mirë të bëhet si Superiorja. Të jenë 10 ekipe në çdo grup dhe të luhet me 4 faza. Kjo skemë aktuale, e ndarë në dy minigrupe nga 5 skuadra, nuk më pëlqen. Një ekip qëndron pushim në dy javë të fazës së tretë. Po ta shikoni me vëmendje, në dy edicionet që është përdorur, ka shumë paradokse. Në shumë raste, vendi i 3-të, i 4-t apo i 5të i grupit të parë, ka më pak pikë se vendet respektive të 5shes së dytë që luftojnë për mbijetesë. Kjo pasi ekipet nuk kanë më objektiva dhe ia varin. Nuk kanë interes dhe pothuajse nuk marrin asnjë pikë", tha Gjyla. Ndërkaq, pritet që skuadra të nisë në korrik përgatitje­t për sezonin e ri, ku do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania