Panorama Sport (Albania)

Orikumi e nis me stadiumin, drejtuesit mendojnë për merkaton

-

Orikumi po bëhet gati për pjesëmarrj­en për herë të parë në kampionati­n e Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm. Skuadra bregdetare synon që të bëjë një paraqitje të mirë dhe të mos e diskutojë mbijetesën. Drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për ndërhyrje në fushën sportive me qëllim për të përmbushur ato kërkesa që janë lënë detyrë nga FSHF. Edhe pse me temperatur­a shumë të larta, vazhdojnë punimet intensive në fushën sportive. Në tribunë do të vendosen 250 stola, por me kalimin e javëve mund të shtohen edhe më shumë. Gjithashtu, do të ndërhyhet edhe në ambientet e brendshme, që stadiumi të jetë gati në shtator kur do të nisë kampionati. Ndërkaq, për sa u përket lojtarëve, ende nuk ka asnjë emër konkret që të diskutohet. Pritet që në korrik të nisë puna për afrimin e futbollist­ëve. Olsen Llambro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania