Panorama Sport (Albania)

“Kam folur me drejtuesit e Tomorit”

-

Tomori ia arriti që të përmbushte me sukses objektivat sezonale, duke u klasifikua­r në vendin e 4-t me 22 pikë në total. Nën drejtimin e trajnerit Gersi Arbri, skuadra arriti të konsolidoh­ej brenda 5-shes së parë të Grupit B, duke pasur në këtë mënyrë edhe një organikë të ndërthurur mirë, midis elementëve të rinj dhe futbollist­ëve me eksperienc­ë. Nga disa informacio­ne të sigurta pranë klubit beratas, mësohet se ekipi do të grumbulloh­et në javën e parë ose të dytë të korrikut, për të startuar më pas me fazën përgatitor­e. Deri në këto çaste nuk ka asgjë konkrete në lidhje me prurjet e reja që do të bëhen, ku i vetmi emër që ka dalë në skenë është ai i sulmuesit Mikel Canka. Në një prononcim për gazetën, sulmuesi shprehet: "Në fakt, kam biseduar thjesht se çfarë do të bëhet këtë vit me Tomorin. Do të ketë pretendime për t'u ngjitur apo jo! Nuk kam folur për arritjen e ndonjë marrëveshj­eje midis meje dhe drejtuesve të Tomorit, pasi është shumë shpejt për të folur, pa u ndarë ende gjërat se çfarë do të bëhet. Kam folur edhe me disa ekipe të tjera për këtë gjë, por kjo nuk do të thotë që do vendosim diçka", tha Canka. Pritet që Tomori të krijojë një ekip cilësor për sezonin e ri, që të luftojë për ngjitjen në Superiore. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania