Panorama Sport (Albania)

Broshka: Ja pse ika nga Apolonia

-

Një nga futbollist­ët që është rritur tek Apolonia e Fierit, është pa dyshim edhe Klajdi Broshka. Përpara se të vinte në Fier, Broshka ishte aktivizuar vetëm 90 minuta në një ndeshje kupe me ekipin e parë të Elbasanit, ndërsa për Apoloninë do të luante plot 5 vjet dhe vetëm në sezonin e fundit është zëvendësua­r në 2-3 ndeshje të fazës përmbyllës­e. Në gjithë takimet e tjera, çdo trajner e ka aktivizuar 90 minuta të plota. Tashmë, ai nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ardhshëm, pasi krerët e klubit nuk i kanë ofruar rinovim. "Ka qenë një eksperienc­ë që ka shërbyer shumë në aspektin sportiv, sepse Apolonia është një klub ku ke mundësi t'i tregosh vlerat e tua dhe ka një mjedis motivues. Për këtë gjë dhe për 5 vitet që kalova atje, kam një falënderim të madh që nga punëtorët e fushës e deri te krerët më të lartë drejtues të klubit, për besimin dhe mbështetje­n që më kanë dhënë. Por, mendoj se ishte momenti që unë të synoja përvoja të tjera dhe ndarja ka qenë me mirëkuptim", tha Broshka. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania