Panorama Sport (Albania)

Ajazi larg Shkumbinit: Do zgjedh ofertën më të mirë

-

Rënia e skuadrës së Shkumbinit në Kategorinë e Dytë ka bërë që pjesa kryesore e titullarëv­e të shikojnë opsione të tjera për të ardhmen, duke e parë veten e tyre larg Peqinit. Një prej tyre është edhe gardiani Selami Ajazi, i cili pohon se ka pasur dy oferta, një nga Superiorja dhe një tjetër nga Kategoria e Parë. "Jam i detyruar për arsye financiare që të kërkoj një skuadër të re për të vazhduar karrierën për sezonin e ardhshëm. Megjithëse është akoma herët, personalis­ht kam pasur dy oferta nga ekipe të kategorive të ndryshme, të cilat i kam vlerësuar. Megjithatë, nuk dua të nxitohem pasi dua të sigurohem për aspektin financiar, sepse kjo çështje ka qenë si 'thembra e Akilit' gjatë sezoneve të fundit. Jam në pritje edhe të ofertave të tjera, që mund të ketë në adresën time dhe më pas do të zgjedh", pohoi Ajazi. Fatmir Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania