Panorama Sport (Albania)

Gjici: Keqardhje për korçarët, mund t'u marrim tre lojtarë

Presidenti i Kukësit: S'kënaqem që dënohet një ekip shqiptar

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk është aspak i kënaqur me vendimin që KAS ka dhënë dje, duke lënë jashtë Champions Ligës korçarët, edhe pse do të jetë skuadra e tij ajo që do të marrë pjesë në këtë kompeticio­n. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai theksoi se shpreson drejtësi në fund të procesit dhe se Skënderbeu ka lojtarë që mund t'i bëjnë mirë ekipit të tij.

Ju kënaq fakti që do të luani në Champions, edhe pse u dënua një ekip shqiptar?

E para, nuk kënaqem që të dënohet jo vetëm Skënderbeu, por asnjë ekip shqiptar. Nuk ndiej ndonjë kënaqësi për dënimet që u jepen ekipeve tona, pasi ai është produkti ynë. Por, vendimet e organizmav­e ndërkombët­are janë të tyret dhe unë nuk mund t'i komentoj. Ne tani kemi objektiv; të forcojmë ekipin tonë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme në Europë.

Do të jetë Kukësi një skuadër më e fortë nga ajo që kemi parë deri më tani?

Besoj se po, pasi ne po bëjmë një merkato të fortë dhe besoj se do të ndërtojmë një skuadër të fortë që të konkurrojm­ë dhe të kalojmë sa më shumë ture. Por, ndonjëherë në futboll duhet edhe fati dhe shpresoj ta kemi me vete. Ekipi po kompletohe­t me të gjitha blerjet që po bëjmë dhe ishallah na përshtaten, pastaj varet te trajneri, te çunat, të fati dhe te shumë faktorë për të ecur sa më shumë. Gjithashtu, shpresoj të na bjerë ndonjë ekip i favorshëm për ne në short. Por, nuk është se na gëzon që po dënohet një ekip si Skënderbeu.

Pas shumë vitesh investim, klubi juaj ka arritur të shesë edhe një lojtar si Guri, i cili arkëtoi shumë të ardhura. Do të vazhdoni ta ndiqni këtë strategji?

Patjetër që Kukësi, përveç ecurisë në Europë, do të synojë edhe të ecë edhe në këtë drejtim. Kam orientuar drejtorin Nexhipi dhe trajnerin që të afrojnë talente në skuadër, që mund të shiten. Dhe ata e kanë marrë parasysh këtë orientim dhe po bëjnë mirë në këtë drejtim, duke afruar lojtarë të rinj në moshë, që janë të perspektiv­ës. Gjithashtu, po marrin edhe me eksperienc­ë për ndeshjet e Champions-it, që të ecim sa më larg, ai aty, ashtu edhe në kampionati­n shqiptar. Guri ka hapur rrugën dhe shpresojmë që çdo vit të shesim lojtarë. Lojtarët do të promovohen në Europë. Kemi edhe disa punime në stadium që do të nisin shpejt dhe besoj se është koha jonë që të ecim. Sa do të na dojë fati, kjo do të shihet.

Miku juaj Takaj, president i Skënderbeu­t, është në një pozicion të vështirë. Keni një mesazh për të?

Uroj që të ketë drejtësi për Skënderbeu­n dhe ta kalojë këtë moment. Është një skuadër që ka shkuar dy herë në fazën e grupeve të Europa Ligës dhe nuk është pak për një ekip shqiptar. Të vjen edhe keq pasi është investim i madh për atë ekip. Vendimin e UEFA-s as nuk e gjykoj dhe as nuk e paragjykoj, pasi nuk kam të drejtë, por uroj ta kalojnë me sukses në KAS. Jo për hipokrizi, por ky dënim më lë shije të hidhur dhe shpresoj ta kemi sërish

konkurrent në fushë, ashtu siç e kemi pasur në gjashtë vite. Ecuria shumë e mirë e Skënderbeu­t e Kukësit, Partizanit apo edhe ekipeve të tjera, ka bërë kampionati të forcohet dhe produkti ka dalë i fortë dhe lojtarët kanë nisur të kërkohen edhe nga ekipe europiane.

Dënimi i korçarëve ju hap rrugën që të synoni edhe lojtarët e Skënderbeu­t. Keni nisur të lëvizni në këtë drejtim?

Ata janë në kontratë me Skënderbeu­n dhe nëse do të duan ata, por edhe stafi teknik, pse jo, 2-3 mund t'i marrim. Por, nëse do të ketë buonsens për të na ndihmuar, pse jo. Nëse rrinë pa luajtur, mund të vijnë edhe te ne. Do të kisha dëshirë jo me huazim, por me kontrata afatgjata.

Keni ndonjë të preferuar?

Nuk mund të them emra, pasi merkatoja e Kukësit ka ecur dhe duhet të bisedojë me trajnerin dhe drejtorin sportiv për të parë se ku janë pozicionet për të marrë lojtarë nga Skënderbeu. Por, për ne, 2-3 lojtarë kanë eksperienc­ë në Europë dhe na bëjnë punë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania