Panorama Sport (Albania)

Lilaj: E mbylla me Skënderbeu­n, Takaj të më shlyejë

Mesfushori shpall “divorcin” me Skënderbeu­n dhe pret likuidimet financiare nga klubi “Ndoshta presidenti priste vendimin, por unë jo, pasi vetëm më ka shtyrë shlyerjen”

- ARMAND HALILI

Një prej mesfushorë­ve më të mirë në Superiore, Sabjen Lilaj, ka shpallur divorcin zyrtar me klubin korçar. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur se tanimë pret vetëm shlyerjen financiare nga ana e drejtuesve. Edhe pse vetë lojtari nuk e bën me dije shifrën, burime pranë klubit kanë bërë me dije se Skënderbeu i ka rreth 100 milionë lekë të vjetër borxh lojtarit. "Në radhë të parë, më vjen keq për Skënderbeu­n, por në një farë mënyrë e prisnin një gjë të tillë", kanë qenë fjalët e lojtarit për gazetën pas daljes së vendimit të KAS, që ka konfirmuar se korçarët do të qëndrojnë jashtë Europës. Më pas, Lilaj ka folur edhe për të ardhmen, që do të jetë larg bardhekuqv­e. "Për të ardhmen me Skënderbeu­n e kam mbyllur, pasi më ka mbaruar kontrata, por klubi ka disa detyrime ndaj meje, pasi kontratën e kam mbyllur me klubin", vazhdoi futbollist­i, për të cilin ka pasur oferta nga klube të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit gjatë kësaj periudhe.

BORXHI - Por, një çështje që lojtari duhet të zgjidhë me klubin, janë detyrimet financiare që Skënderbeu i ka. Lilaj ka qenë një prej më të

paguarve në klub dhe tani pret likuidimin nga ana e presidenti­t. I pyetur nëse për këto likuidime priste më parë vendimin e KAS, Lilaj ka thënë: "Në fakt, presidenti mbase priste vendimin, unë i kam thënë, e kam kontaktuar për këtë çështje dhe

ai thjesht ma ka shtyrë këtë punë". Ndërkohë që mesfushori ka konfirmuar se shumë shpejt do të firmosë edhe kontratën e re. "Shumë shpejt besoj se do ta mbyll me një klub të ri, por nuk dua të bëj asgjë publike pa firmosur", mbylli Lilaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania