Panorama Sport (Albania)

Rusia Rusia shkëlqen shkëlqen në në start, start, sot sot dita dita e e Ronaldos Ronaldos

Ceremoni hapëse fine, s’ka ekzagjerim­e koreografi­ke Putin jep mesazhin e Rusisë moderne, pa reminishen­ca historike

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishte Lenini, në statujë, jashtë stadiumit "Luzhniki". Ishte Putin, prej mishi dhe gjaku në tribunë. Kishte 0 mijë persona prej të paktën 100 kombësish të ndryshme në tribuna. Ishte Kupa e Botës, e sjellë nga Iker Kasijas dhe nga modelja ruse Natalia &odianova me një valixhe "Louis &uitton". Dhe pastaj ishin Ronaldo dhe Robi Uilliams, dy yjet e popit (sopranoja Aida Garifulina do të na falë) në ceremoninë e hapjes së edicionit të 21-të të Botërorit në Rusi.

S'KA FESTË - Ashtu siç ishte lajmëruar, ishte një festë e shkurtër, fine, jo me shumë koreografi të ngarkuara dhe e përqendrua­r te spektakli muzikor: shumë pak kujtesa historike. Putin e "pastroi" gjerësisht nga e shkuara, edhe nga ajo sovjetike dhe këtu kërkon mbi të gjitha të ofrojë një imazh të një vendi modern, jashtë atij të një superfuqie të izoluar dhe vendosur në vështirësi nga sanksionet perëndimor­e pas aneksimit të Krimesë. Robi Uilliams këndoi katër nga hitet e tij, duke nisur me "Let me entertain you" dhe e mbyllur me "Rock Dj". Dhe në fund të festës i çuditi të gjithë, duke i nxjerrë gishtin e mesit kamerës që po e shoqëronte. Dhe humori i anglezëve nuk mungoi. Dele Ali, i cili u akuzua kohë më parë se i tregoi gishtin e mesit arbitrit, u ironizua nga shoku i tij i skuadrës, Kajl Uoker, i cili postoi një foto të Robit me diciturën: "Sa bukur nga Robi për t'i thënë ç'kemi Dele Alit". Ra në sy mungesa e "Party like a Russian" (Festo si një rus), por këngë që i referohet atij që "rrëmben të gjitha paratë nga një vend" dhe një "Rasputin modern" nuk është më shumë i pëlqyer nga këto anë.

TË FTUARIT - Spektatorë ishin ish-futbollist­ë që do të formonin të paktën disa skuadra ëndrrash, presidentë ish-republikas­h sovjetike, boliviani Morales, zëvendëskr­yeministri kinez, Sun = unian, princi saudit, Mohamed bin Salman. Madje, nuk mungoi as një përfaqësue­s i Koresë së &eriut. Munguan liderët europianë dhe amerikanë. Në fushë zbritën rreth 00 persona mes balerinave dhe figurantëv­e, me kalorës, përfaqësue­s të 32 skuadrave pjesëmarrë­se, mburoja të çuditshme, sërf dhe petale që ndriçonin me ngjyra të ndryshme. Pastaj iu la hapësira simboleve të mëdha të kupës, të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe fjalës së presidenti­t të FIFA-s dhe të zotit të shtëpisë. &ladimir Putin foli për "një familje të madhe të

bashkuar nga pasioni për topin, uniteti i së cilës duhet ruajtur pavarësish­t ideologjiv­e, feve dhe kulturave të ndryshme". Pra, një fjalim klasik i përgjithsh­ëm. Dhe në fund zbritën skuadrat dhe topi. Në fund, të gjithë jemi këtu për këtë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Iker Kasijas dhe modelja ruse Natalia Vodianova tregojnë trofeun e Kupës së Botës përpara ceremonisë
Iker Kasijas dhe modelja ruse Natalia Vodianova tregojnë trofeun e Kupës së Botës përpara ceremonisë
 ??  ?? Robi Uilliams duke kënduar 4 hitet e tij në ceremoninë e hapjes
Robi Uilliams duke kënduar 4 hitet e tij në ceremoninë e hapjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania