Panorama Sport (Albania)

Muzaka bën “skonto”, Tirana bind Ngonë

Sulmuesi do të përfitojë 6 mijë euro, firma do të hidhet sapo të kthehet në Shqipëri

- ADELA MERKO

Te Tirana mungojnë afrimet e reja, por jo rinovimet. Pasi "blinduan" Erion Hoxhallari­n, dje radha ishte e Majkëll Ngoosë. Anglezi do të jetë edhe për një vit bardheblu dhe kjo është zyrtare. Është vetë klubi që konfirmon akordin, megjithatë firma do të hidhet kur sulmuesi të rikthehet në Shqipëri pas pushimeve. Rëndësi ka që palët kanë gjetur dakordësin­ë për të gjitha termat e kontratës. Kujtojmë që në nisje të sezonit të kaluar, ai nënshkroi marrëveshj­e 1+1 për 5 mijë euro në muaj, ndërsa vazhdimi i bashkëpuni­mit është shoqëruar edhe me një rritje të lehtë financiare. Burime për "Panorama Sport" zbulojnë se 25-vjeçari do të përfitojë 1 mijë euro më shumë në muaj, pra rroga e tij do të shkojë në 6 mijë euro. "Majkëll Ngoo do të jetë pjesë e Tiranës edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi ka rigjetur akordin për të vijuar bashkëpuni­min. Gjithashtu, është rënë dakord për të rinovuar sërish në një të ardhme shumë të afërt. Sulmuesi anglez është një lojtar shumë i rëndësishë­m për skuadrën bardheblu. Pas Ngoosë, të tjera zhvillime konkrete po bëhen gati për skuadrën 'Superiore'", njoftonte Tirana në faqen zyrtare dje. Ngoo zhvilloi një sezon realisht të mirë me kryeqyteta­sit, ndërsa në 19 ndeshje e gjeti 11 herë rrugën e rrjetës. Ai u penalizua ndjeshëm nga dëmtimi që e detyroi edhe të operohej në gju, ndaj humbi gati dy faza të Kategorisë së Parë. Pas riaftësimi­t të tij, në klub janë më shumë se të sigurt që me një sulmues të tillë në elitë, golat do të jenë një garanci më

vete. Sakaq, në ditët e ardhshme pritet që klubi të ulet edhe me dy lojtarët e vetëm që kanë mbetur pa kontratë. Dorian Kërçiku dhe Asion Daja në parim janë gati që të mbeten bardheblu, por që marrëveshj­a të zyrtarizoh­et, duhet të flasin edhe disa detaje të fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania