Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t te Skënderbeu, nga lojtarët te Daja

Braziliani Melo kontratë 2- vjeçare, largohet Zderiç

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka lënë dje Shqipërinë. Një ditë pasi konfirmuan pjesëmarrj­en në Champion League, verilindor­ët kanë marrë avionin drejt Sllovenisë, atje ku do të qëndrojnë 17 ditë dhe kanë planifikua­r miqësore luksi me ekipet e Maribor dhe Gabala. Lista e të grumbullua­rve, veç Sebino Plakut e Arlind Kalasë, kishte edhe dy emra të rinj: Ulliam Kordeiro Melo dhe Vangjel Zguro. Ka pasur surpriza edhe në dalje, ndërsa zyrtarisht të larguar janë Filip Zderiç dhe Albi Koldashi.

AFRIMET

Ashtu siç "Panorama Sport" e bëri me dije, dje ka firmosur mbrojtësi i djathtë brazilian. 24- vjeçari së bashku me përfaqësue­sin e tij ka takuar drejtuesit e klubit dhe, ashtu siç më parë patën rënë dakord, firmosën me nënkampion­ët e Shqipërisë. Ai u prezantua dhe marrëveshj­a është për 2 vite, ndërsa pagesa e tij kap vlerën e 5 mijë dollarëve në muaj. Karriera e ka nisur në 2011- ën tek Avai, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Figuerense­s në ligën kryesore të Brazilit. Melo është mjaft i shpejtë dhe ndihmon shumë sulmin. Në muajt e fundit ka qenë pjesë e Oestes në Serinë B në Brazil. Interesant është fakti se vlera e Melos në treg është 600 mijë euro. Nisur nga cilësia, mosha dhe vlera e lojtarit në treg, drejtuesit e Kukësit shpresojnë që ai të tregojë veten e të bëjë diferencën në Europë. Dhe nëse ndodh kështu, shpresojnë që të gjenerojnë parà duke e shitur nëse vjen ndonjë ofertë interesant­e. Përveç mbrojtësit të djathtë, dje me Kukësin ka firmosur edhe një lojtar i linjës së majtë, pikërisht Vangjel Zguro. Prej kohësh ishte në bisedime me Kukësin, por vetëm dje u arrit marrëveshj­a. Mbrojtësi ka nënshkruar për 1 vit me opsion rinovimi dhe 1 vit tjetër. Me këto dy afrime, trajneri Pakult ka dubluar mbrojtjen nga krahët.

LARGIME

Kukësi nuk është aktiv vetëm në afrime, por dhe në largime. Dje është shpallur "divorci" me Filip Zderiç dhe Albi Koldashin. Të dy lojtarët nuk kanë udhëtuar me ekipin për në Slloveni. Largimin e Zderiçit gazeta

e kishte bërë me dije një javë më parë, kur theksoi se jo vetëm kroati, por edhe Bujar Idrizi do sakrifikoh­eshin për shkak të pagave të larta që kishin. Zderiç përfitonte 4 mijë euro në muaj, ndërsa Idrizi 2 mijë. Sipas drejtuesve, shkak ishte

performanc­a jo e mirë e tyre, por në realitet shkak është bërë aspekti financiar. Kreu i klubit kërkon që të aplikojë strategjin­ë e re, duke u besuar futbollist­ëve të rinj, por edhe atyre të afirmuar. 26- vjeçari luajti për 16 takime me verilindor­ët në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, duke shënuar 1 gol. I larguari tjetër është i riu Albi Koldashi, i cili nuk ka pasur shume hapësira këtë sezon me Kukësin, vetëm 4 takime. 20- vjeçari do kërkojë të provojë veten në një klub tjetër.

 ??  ??
 ??  ?? Braziliani Melo gjatë prezantimi­t të djeshëm
Braziliani Melo gjatë prezantimi­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania