Panorama Sport (Albania)

Kukësi “blindon” mbrojtjen, pret sulmues nga Kievo

Në Shqipëri e solli interisti Ivan Ramiro Kordoba, por Partizani nuk i besoi kolumbiani­t

-

Karlos Hulio Robles Roça, e mbani mend këtë emër? Ky është emri i mesfushori­t kolumbian, që zbriti te Partizani në vjeshtën e 2015- ës, por pas tre muajsh largohet si i padobishëm nga të kuqtë e kryeqyteti­t. Kolumbiani mbërriti me bujë te Partizani, pasi e solli një legjendë e kombëtares së Kolumbisë dhe Interit të Milanos, Ivan Kordoba. Ish- mbrojtësi interist foli me superlativ­a për lojtarin që solli, por te Partizani nuk i besuan shumë, pasi me ekipin e parë luajti vetëm 248 minuta në 5 ndeshje dhe kohën më të madhe e kaloi te Partizani B në Kategorinë e Dytë. I pavlerësua­r, kolumbiani u largua nga Partizani në merkaton e janarit të 2016-ës dhe u kthye në vendlindje tek Atletiko Huila. Mesfushori shkatërrue­s dështoi te "demat e kuq", por ai nuk u dorëzua dhe sot kërkohet nga një klub i famshëm i elitës së futbollit të Argjentinë­s, River Plejt. Sipas lajmeve që raportojnë mediat argjentina­se dhe kolumbiane mësohet se River Plejti kërkon që të huazojë ish- lojtarin e Partizanit, të cilin e kërkon si një përforcim për në qendër të mbrojtjes. Karlos Roça po kalon formë të mirë me Deportes Tolima dhe pritet që të kalojë te gjigandët e futbollit argjentina­s. Sipas lajmit të publikuar nga gazeta argjentina­se "Ole", River Plejti është i gatshëm që të paguajë 350 mijë euro te klubi kolumbian për huazimin e 26- vjeçarit, i cili te Deportes Tolima po shkëlqen në qendër të mbrojtjes, ku në 13 ndeshje ka shënuar edhe një gol. Rasti i lojtarit kolumbian tregon gabimet që ka bërë Partizani në të shkuarën, pasi nuk është besuar shumë tek elementët e rinj ose atyre nuk u është gjendur vendi i duhur për të luajtur. Karlos Robles, nga i dështuar te Partizani, është kandidat për t'u bërë pjesë e River Plejtit në Argjentinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania