Panorama Sport (Albania)

Luftëtari pa “frena”, Vucaj drejt firmës

“Do bëjmë ekip serioz, rivalizojm­ë me Vllazninë”

- PRENG GJIKOLA

Një telefonatë, një takim i gjatë dhe në fund një marrëveshj­e xhentëlmen­ësh. Presidenti i Besëlidhje­s, Gjok Noka, zgjodhi në mënyrën më të shpejtë gjatë viteve të fundit teknikun e ri që do të drejtojë skuadrën në kampionati­n e ardhshëm. Ish-trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, që spikati në kampionati­n e kaluar duke surprizuar me ekipin e ri që ndërtoi, tashmë po shijon suksesin dhe emrin që ka krijuar. Tekniku kavajas ka pranuar ofertën e Nokës dhe do të drejtojë Besëlidhje­n në kampionati­n e ardhshëm. Shumë sakrificë dhe, mbi të gjitha, dëshirë për të bërë diçka ndryshe në Lezhë. Kashami, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama Sport", rrëfen prapaskena­t e diskutimev­e mes tij dhe presidenti­t Noka, ndërsa zbulon se do të udhëtojë çdo ditë 172 kilometra vajtje-ardhje nga Kavaja në Lezhë. Synimi është një ekip serioz që të luftojë deri në fund për ngjitjen në Superiore.

Nga Apolonia te Besëlidhja në Grupin A, që nuk e njihni shumë mirë. Çfarë ju bindi të zgjidhnit Lezhën për sezonin e ri?

Të them të drejtën, kam njohje disi të vjetër me presidenti­n e Besëlidhje­s, Gjok Noka. Lojtarët guineas që aktualisht janë te Flamurtari, Kamara dhe Sidibe, i kam selektuar unë si lojtarë në momentin që kanë ardhur në Shqipëri. Në atë kohë kam qenë te Luzi 2008. Unë ia

kam çuar Besëlidhje­s kur trajner ishte Kreshnik Krepi, me të cilin kemi mbaruar kursin UEFA Pro së bashku. Kam njohje personale me Nokën dhe më thirri duke më thënë se pëlqente tipin. Isha shumë skeptik për shkak të distancës së largët, pasi i bie të bëj 172 kilometra çdo ditë vajtje-ardhje. Po, si u bindët? Presidenti Noka më tha se më kishte përzgjedhu­r për shkak të tipit tim që jam i drejtpërdr­ejtë. Kërkoi një ekip serioz që në çdo ndeshje të japë maksimumin, pavarësish­t nëse hyjmë ose jo në Superiore.

Ai kërkon maksimumin në çdo takim. Presidenti Noka më garantoi se do të jem komod në detyrën time, në atë që kërkoj. Presidenti më tha se vetëm nëse do të mërzitem, mund të largohem.

Sa do të jetë kontrata? 1-vjeçare. Ta nisim një herë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Unë punova në Fier në kampionati­n e kaluar dhe ishte e lodhshme rruga që bëja përditë nga Kavaja në Fier. Imagjinoni, tani që do udhëtoj çdo ditë nga Kavaja në Lezhë.

Do ta bëni çdo ditë këtë rrugë?

Po, sigurisht. Është 86 kilometra dhe vajtje-ardhje, shkon në 172. Nuk kam se çfarë të bëj, paradite jam në punë si mësues.

Çfarë skuadre do të formoni, me lojtarë të rinj si tek Apolonia apo do të ketë edhe futbollist­ë me eksperienc­ë?

Do të jetë një ekip miks me lojtarë të rinj dhe me eksperienc­ë gjithashtu. Mbi të gjitha, e kam garantuar presidenti­n Noka se do të jetë një skuadër serioze që do të japë maksimumin në çdo sfidë. Ju garantoj se do jemi seriozë në çdo ndeshje, ashtu si tek Apolonia. Këtë kërkon edhe presidenti i Besëlidhje­s.

Por, rivali direkt në luftën

për ngjitjen në Superiore është Vllaznia. I frikësohen­i këtij fakti?

Ne do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për të marrë më të mirën. Por, nëse do të ketë një frymë për të futur Vllazninë, atëherë nuk kemi se çfarë të bëjmë. Të themi të drejtën, Vllaznia i shërben më shumë futbollit, por nga ana tjetër ne do të bëjmë lojën tonë për të marrë më të mirën. Ne do të luajmë futboll korrekt dhe, mbi të gjitha, të jemi seriozë nga fillimi në fund.

Në disa raste, presidenti ka pasur edhe përplasje me trajnerët që kanë qenë më parë. I frikësohen­i ndonjë mosmarrëve­shjeje të tillë?

Me aq njohje sa kam unë me presidenti­n Noka, më duket gjithçka korrekte. Gjithashtu, edhe më kanë folur se me të punohet shumë mirë. Është një njeri që i mbështet trajnerët dhe nuk synon që t'iu fusë shkopinj në rrota. Unë i kërkova vetëm që të punoj i qetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania