Panorama Sport (Albania)

Tirana, ofertë sulmuesit të Vardarit

Dejan Blazhevski merr ofertën, pritet vetëm transferim­i

- ADELA MERKO

Nis zyrtarisht merkatoja për Tiranën. Pasi dështuan tratativat me Cetkoviçin, klubi ka zhvendosur vëmendjen te të tjerë futbollist­ë. Rikthimi në elitë do të shoqërohet me objektiva madhorë, ndaj drejtuesit kanë nisur punën për përforcimi­n e grupit...

Nis zyrtarisht mer katoja për Tiranën. Pasi dështuan tratativat me Cetkoviçin, klubi ka zhvendosur vëmendjen te të tjerë futbollist­ë. Rikthimi në elitë do të shoqërohet me objektiva madhorë, ndaj drejtuesit kanë nisur punën për përforcimi­n e grupit. Në një kohë që kanë nisur kërkimet për një tjetër fantazist, po negociohet me futbollist­ët Dejan Blazhevski­n dhe Bruno Ditën.

Blazhevski - Tirana i bën ofertë ish-sulmuesit të Vardarit. Bardheblut­ë kanë nisur prej më shumë se një muaji kontaktet me Dejan Blazhevski­n, i cili është lojtar i lirë në treg. Përtej moshës së madhe (32 vjeç), ai konsideroh­et si një alternativ­ë e vyer për repartin e avancuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për bisedime, pasi drejtuesit kanë avancuar ndjeshëm, duke i dërguar edhe kontratën futbollist­it, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në disa ekipe greke apo azere. Lajmi konfirmohe­t edhe prej mediave maqedonase, të cilat theksojnë që transferim­i mund të realizohet shumë shpejt. Megjithatë, Tirana nuk është e vetmja që është vënë në "gjurmët" e tij, pasi Blazhevski kërkohet edhe në Tailandë e Qipro. Por më i joshur duket prej Tiranës, oferta e të cilëve është më seriozja. Sulmuesi është një produkt i Vardarit, megjithatë futbollin si profesioni­st e ka nisur me Pelisterin, ku është aktivizuar për 57 ndeshje dhe shënoi 12 gola, më pas kaloi në Greqi ku luajti për Agrotikos Asteras (64 ndeshje, 8 gola), Verian (29 ndeshje, 2 gola) dhe Pierikos (34 ndeshje, 2 gola). Pas aventurës në tokën helene u kthye në Maqedoni në 2012-ën, ku për dy sezone u bë pjesë e Turnovos ( 50 ndeshje, 37 gola). Pas eksperienc­ës në Strumicë u zhvendos në Azerbajxha­n, por atje qëndroi vetëm një vit. Që nga 2015-ta e deri më tani, mbrojti për Vardarin. Sakaq, me kombëtaren maqedonase numëron 4 takime dhe 1 gol.

Dita - Lajmi që Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Champions ka "zgjuar" klubet shqiptare. Veç skuadrave që duan që të rrëmbejnë ndonjë element për Europën, ka edhe nga ata si Tirana që pretendojn­ë të përforcojn­ë organikën me futbollist­ë të korçarëve për sezonin e ri. Bruno Dita ka qenë prej kohësh në planet e bardhebluv­e, e megjithatë kontrata që ai ka me kampionët në fuqi të vendit u kishte zbehur shpresat për të pasur shërbimet e tij. Por situata ka ndryshuar të enjten, ndaj edhe Tirana ka nisur menjëherë që të hedhë "sytë" në Korçë. Burime për gazetën konfirmojn­ë se mesfushori 25-vjeçar, i cili është produkt i Dinamos, është telefonuar dhe i është bërë me dije se e kanë në plane. Por "ngërçi" lidhet me kontratën e tij, ndaj për çdo lëvizje të Ditës duhet të vendosë vetë Skënderbeu.

 ??  ??
 ??  ?? Vendlindja: Shkup Vjeç: 32
Gjatësia: 1.72 m Roli: Sulmues KARRIERA 2006-2008 Pelister 57 (12) 2008-2010 Agrotikos A. 64 (8) 2010-2011 Veria 29 (2) 2011-2012 Pierikos K. 34 (2) 2012-2014 Turnovo 50 (37) 2014 Khazar Lankaran 19 (3) 2015-2018 Vardar 88 (37)
Dejan Blazhevski
Vendlindja: Shkup Vjeç: 32 Gjatësia: 1.72 m Roli: Sulmues KARRIERA 2006-2008 Pelister 57 (12) 2008-2010 Agrotikos A. 64 (8) 2010-2011 Veria 29 (2) 2011-2012 Pierikos K. 34 (2) 2012-2014 Turnovo 50 (37) 2014 Khazar Lankaran 19 (3) 2015-2018 Vardar 88 (37) Dejan Blazhevski
 ??  ?? Vendlindja: Tiranë Vjeç: 25 Gjatësia: 1.82 m Roli: Mesfushor
KARRIERA 2011-2012 Dinamo 12 (0) 2012-2014 Besa 53 (4) 2014-2017 Teuta 81 (10) 2017- Skënderbeu 24 (4)
Bruno Dita
Vendlindja: Tiranë Vjeç: 25 Gjatësia: 1.82 m Roli: Mesfushor KARRIERA 2011-2012 Dinamo 12 (0) 2012-2014 Besa 53 (4) 2014-2017 Teuta 81 (10) 2017- Skënderbeu 24 (4) Bruno Dita

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania