Panorama Sport (Albania)

Tripletë, Ronaldo “tërbon” Spanjën

Diego Kosta kap dy herë luzitanët, Naço u jep avantazhin, por në fund nuk mjaftojnë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Portugalia- Spanjë? Jooo... Kristiano Ronaldo- Spanjë 33. Bukuria e një ndeshjeje që ishte paralajmër­uar si e tillë nuk i zhgënjen pritshmëri­të, madje nevojiten vetëm pak sekonda që spektakli të ndizet dhe i tillë do të ishte deri në sekondën e fundit. Në fushë janë Ronaldo dhe Serxho Ramos, trajner Hierro, Roki arbitër, por edhe një Iniesta i pavdekshëm, shkurt një "klasike" botërore... Duke parë talentin që kishte në fushë, ndeshje nuk kishte se si të mos ishte entuziazma­nte dhe e mbushur me shkëndija teknike, të cilat nuk vonojnë. Duhen tri minuta për të parë Kristianon të vrapojë si një gepard në zonën kundërshta­rë dhe të fitojë një penallti, pas një faulli të Naços. Spanjollët protestojn­ë, por kontakti ekziston dhe arbitri italian, në të njëjtën mendje me anësorët dhe asistentët e VAR-it, konfirmon. Pika e bardhë, minuta 4 dhe topi në të majtë të De Geas, që as përpiqet t'i gjejë drejtimin sferës. Ishte ky akti i parë i një ndeshjeje që ofroi gjithçka...

DE GEA "ALLA KARIUS"

Gati, fillojmë dhe që në minutën e katërt Portugalia është në avantazh, në një ndeshje përrallore... Spanja tenton të kundërpërg­jigjet në të 10-ën me David Silvën, por luzitanët shpërdoroj­në në mënyrë të frikshme edhe 2-0, dy herë, me Guedesh dhe Mutinjon, por pas këtij momenti, bëhet Spanja padrone e fushës. Mes minutave 2330, Spanja pushton korsinë e djathtë të luzitanëve me Iniestën dhe Iskon, por edhe Diego Kostën, me këtë të fundit që ka kohë edhe të tallet në zonë, përballë Fontes dhe Sedrikut, duke vallëzuar me topin dhe lëshon të djathtën e pakapshme për 1-1 në të 24ën. Skuadra e Lopeteguit, na falni, e Hierros, duket e pushtuar nga "Djalli", sepse i shkon pranë edhe avantazhit, duke goditur traversën me Iskon, por kur Ronaldo duket nga anët e "Furive të kuqe" atëherë goli është i siguruar. Në minutën e 44- t, Ramos nuk arrin të mbyllë siç duhet ndaj Guedeshit dhe topi i shndërruar në një asist për Kristianon godet me të majtën nga ky i fundit, por De Gea, ndoshta shumë i sigurt

se do ta bllokonte, e sheh sferën t'i shpojë duart dhe këmbët. "CR7" feston avantazhin, rekordin e të shënuarit në katër Botërorë të ndryshëm dhe golat e parë kundër Spanjës në karrierë.

BËN GJITHÇKA AI

Pjesa e dytë nis ngadalë,

por është Spanjë që shfrytëzon teknikën e saj në shpejtësi. Pas 10 minutave që kalojnë në mënyrë të mërzitshme, Portugalia fle gjumë në mbrojtje dhe një top i gjatë në drejtim të shtyllës së dytë futet në qendër për Diego Kostën që shtyn në rrjetë, edhe

pse Mutinjo më kot tenton ta ndalë. Morali: pas më pak se çerek ore lojë, Spanja jo vetëm bën 2- 2, por servir edhe përmbysjen, me një predhë me të majtën nga distanca e Naços, që përfundon në rrjetë me ndihmën e shtyllës në të 58- ën. Askush

nuk kërkon t'i besojë, por edhe pse Fernando Santos tenton ta ringrejë në këmbë këtë ndeshje, duke hedhur në fushë Kuarezmën, Marion dhe Andre Silvën, e gjithë Portugalia do të mbahet te "kamerdarja" Ronaldo, i cili në të 88- ën

fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe e ekzekuton atë në mënyrë magjike... Kristiano Ronaldo- Spanjë 3- 3 dhe ndoshta mund të kishte qenë edhe 4- 3, nëse Koke nuk do të kishte shpëtuar në qendër të zonës. Ndeshja thjesht fantastike...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania