Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Jam “makineri”, sekreti është stërvitja

33-vjeçari vendos rekord personal dhe ndaj Spanjës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pseudonime­t për të thjesht kanë përfun duar dhe do të ishte banale të përsërites­hin, pasi vetë Kristiano Ronaldo, pas tre golave të djeshëm dhe barazimit me Spanjën, etiketon veten e tij si një makineri, e cila nuk rresht kurrë së përmirësua­ri.

A mund t'ju krahasojmë tani me një makineri perfekte që nuk tradhton kurrë në ndeshjet e mëdha?

Po, jam një makineri e fortë, sepse tre golat e mi janë pasqyra më e mirë e kaq shumë viteve stërvitje intensive, jo vetëm në klub e kombëtare, por edhe personale. Nga buron forca juaj? Njerëzit gjithmonë kanë besuar tek unë, sidomos kur më është dashur që të vesh fanellën e kombëtares sime dhe unë jam një punëtor i vullnetshë­m i kombit tim. Mbështetja e njerëzve është forca ime më e madhe.

Spanja e dominoi ndeshjen. A mendoni se ishte rezultat i drejtë?

Natyrisht që ishte rezultat i drejtë. Duke parë rastet që krijuam në lojë, jam i bindur që po.

Pse vuan kaq shumë Portugalia juaj?

Ne ndoshta gabuam shumë në pjesën e parë. Duhej të ishim më të vëmendshëm.

Megjithatë, Spanja kontrolloi gjithnjë lojën...

Po, në pjesën tjetër të ndeshjes ishte Spanja që e kontrolloi topin dhe normalisht edhe lojën, prandaj mendoj se ky barazim i përgjigjet më së miri gjithçkaje që u pa në fushën e lojës. Ne nuk matemi dot me Spanjën në qarkullimi­n e topit, por ama e dinim se do të kishim shanset tona dhe sakrifikua­m deri në fund.

Sa vlen ky barazim në debutim?

Vlen shumë, sepse e gjithë skuadra sakrifikoi, kundërsulm­oi, u tregua e duruar dhe në fund dolëm të pamposhtur përballë një prej kombëtarev­e favorite për fitoren e Kupës së Botës. Ishte një start shumë pozitiv për ne. Gjithsesi, duhet

të jemi të ndërgjegjs­hëm se jemi një nga skuadrat pretendent­e për ta fituar trofeun, por jo favorite. Së bashku me Spanjën kemi shanse të mëdha të kalojmë grupin, por duhet të vazhdojmë me goleadat në ndeshjet e tjera. Nuk dua ta ndalim hapin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania