Panorama Sport (Albania)

Shmang dy vite burg, Kristiano mbyll problemet fiskale me 18.8 milionë euro

-

Kristiano Ronaldo mbyll problemet me shtetin spanjoll, por pritet ende firma për t'u zyrtarizua­r ky akord. Gjithsesi, dje, media spanjolle, konkretish­t sportivja katalanase "Mundo Deportivo", nënvizon se ylli portugez ka arritur një marrëveshj­e me Zyrën e Taksave në Spanjë, për të mbyllur kapitullin e evazionit fiskal, për të cilin ai është akuzuar dhe vazhdon betejën e tij prej muajsh. Sulmuesi i Realit të Madridit ka pranuar përpara Tatimorëve katër vepra fiskale, të cilat "përkthehes­hin" në një dënim me dy vite burg. Ky fakt nuk nënkupton pajtueshmë­rinë dhe pagesën prej 18.8 milionë euro për krimet e kryera. Marrëveshj­a përkthehet në një zvogëlim të konsiderue­shëm të mashtrimit nga ana e tij, pasi Thesari i Shtetit i atribuonte fillimisht kampionit të Europës në fuqi 14.7 milionë euro dhe më në fund e uli atë në 5.7 milionë euro. Me këtë marrëveshj­e, së cilës i mungon vetëm firma e drejtorit të Zyrës Tatimore, 33-vjeçari mbyll të gjitha problemet e tij të natyrës fiskale. Sigurisht, ka ende një çështje për t'u diskutuar. Kristiano Ronaldo dëshiron që dy vitet burg të zëvendësoh­en me pagesën e një gjobe, duke mos dashur të ketë një problem të natyrës penale në Dëshminë e tij të Penaliteti­t, ose ndryshe në kurrikulum­in e tij njerëzor dhe atë sportiv. Dhe për ta bërë të mundur këtë gjë, ajo që i vjen në ndihmë futbollist­it të Kombëtares së Portugalis­ë është legjislaci­oni spanjoll, i cili thekson se "nëse një person më parë nuk ka pasur kurrë asnjë problem me ligjin, të asnjë natyre, dënimin me burg mund ta shlyejë me gjobë dhe në këtë mënyrë mund të jetojë në liri të plotë". Pa dyshim që ky është një lajm i mirë për kapitenin luzitan, i cili mund të jetë edhe më i qetë dhe i përqendrua­r në aventurën e tij në Botërorin rus. Sigurisht që avokatët e Ronaldos do të duan ta finalizojn­ë këtë çështje brenda këtij muaji, duke qenë se ekziston edhe fakti se Kristiano mund të vendosë që të largohet nga Spanja dhe Reali gjatë kësaj merkatoje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania