Panorama Sport (Albania)

Kosta: Meritonim fitoren, tre gola ishin shumë

Sulmuesi: Jemi si një familje, të përmirësoh­emi para portës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

y gola nuk mjaftuan për t’i dhënë fi toren Spanjës, sepse përballë tij ishte Ronaldo dhe shënoi 3. Megjithatë, Diego Kosta është i lumtur, por thotë se skuadra e tij meritoi ta fitonte ndeshjen. Në deklaratën pas përfundimi­t, sulmuesi spanjoll tregon se nuk ka asnjë krizë për shkak të largimit të Lopeteguit sepse ata janë si një familje. Ai u bën apel medias dhe tifozëve që të mos e kritikojnë sa herë shkon keq diçka apo sa herë humb një rast. Presioni, sipas tij, nuk i bën mirë ekipit në evenimente si këto.

GOLAT - “Shumë i lumtur që shënova, por mëkat ai faulli në fund. Ishte ndeshje e bukur dhe e luftuar. E përmbysëm ndeshjen, por na iku nga duart. Për këtë fakt, ajo që ndiejmë është e çuditshme”.

NDESHJA - “E nisëm keq, por në fund meritonim fitoren. Bëmë më shumë sesa kundërshta­ri, e kontrollua­m topin më shumë. Kontrollua­m edhe ndeshjen dhe arritëm ta përmbysnim atë, por nuk u treguam të vëmendshëm sa duhet. Portugalia është një skuadër e fortë dhe nuk është rastësisht kampione e Europës, megjithatë, tre gola të pësuar në një ndeshje, janë për t’u evituar me çdo kusht në të ardhmen”.

LOPETEGUI - “Janë gjëra që ndodhin në futboll. Ne nuk duhet të japim gjithçka në fushën e lojës për tifozët tanë. Këtu nuk ka

asnjë ndarje. Jemi si një familje e madhe dhe kjo shihet qartë edhe se si funksionon skuadra në fushën e lojës. Nuk duhet të ketë askush dyshime për këtë”.

RENDIMENTI - “Ndihem mirë dhe gjatë ndeshjes nuk isha i lodhur. Por sigurisht

që kur lufton shumë humbet pak shkëlqimin përpara portës. Por jam i lumtur që shënova. Njerëzit më kritikojnë gjithmonë nëse diçka shkon keq. Unë i pranoj kritikat dhe është normale. Por duhet të punoj akoma më shumë”.

DE GEA - “Ne jemi si një familje. Jeta vazhdon dhe duhet të përqendroh­emi maksimalis­ht te Botërori. Ai është një portier i madh, por gabimet u ndodhin të gjithëve. Do ta shihni në të ardhmen se kjo ishte vetëm një mbrëmje e mbrapsh-

 ??  ?? Gafa e De Geas
Gafa e De Geas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania