Panorama Sport (Albania)

Hierro: Kishim përballë ‘CR7’

“Duhet të vertikaliz­ojmë më tepër drejt portës, mos e kryqëzoni De Gean”

-

ebutimi në Botëror nuk ishte për t’u mbajtur mend... Por as për t’u hedhur në kosh. Fernando Hierro merr një barazim 3-3 në një ndeshje spektakola­re kundër Portugalis­ë dhe lë të kuptohet se fajtori për këtë barazim nuk ishte De Gea, por... Kristiano Ronaldo. Sipas trajnerit të Spanjës, portugezi bëri një ndeshje të madhe dhe përballë një lojtari të tillë duhet të jesh i kënaqur edhe me barazim. Hierro mori në mbrojtje portierin De Gea, por edhe sulmuesin Diego Kosta, për të cilin tha se është mirë dhe ka luftuar shumë.

NDESHJA - “Ishte e vështirë sepse luanim ndaj një rivali të fortë, i cili kaloi dy herë në avantazh. Megjithatë, ne gjetëm forcën për ta përmbysur rezultatin. Por me atë që bëri Kristiano Ronaldo mbrëmjen e sotme (djeshme) duhet të jemi thjesht të kënaqur me barazimin”.

DE GEA - “Është portieri ynë dhe ne i mbrojmë njerëzit tanë. Nuk kritikojmë asnjërin, por punojmë bashkë për të korrigjuar gabimet. Nuk besoj se ka një lojtar që është i pagabueshë­m në gjithë karrierën e tij. Pas golit të dytë, duhej të ishte ndihmuar më shumë nga shokët”.

BARAZIMI - “Ishte një hap i rëndësishë­m në këtë fazë të Botërorit. Ekipi luftoi mirë dhe ky rezultat na bën të besojmë. Është shumë i rëndësishë­m

duke marrë parasysh rrethanat. Skuadra jonë përbëhet nga profesioni­stë dhe nga lojtarë që kanë dëshirë të fitojnë, por ndoshta ky nuk ishte starti më i qetë që kemi pasur para një kompeticio­ni. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne na ndalon dikush që të vertikaliz­ojmë pak

më tepër drejt portës kundërshta­re... (qesh)”.

DIEGO KOSTA- “Diego është shumë mirë. Në pëlqeu i gjithë ekipi në disa momente të caktuara. Duhet të punojmë pak më shumë që Diego në momente të caktuara të mos tërhiqet aq shumë mbrapa”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania