Panorama Sport (Albania)

Irani bën festë në minutën e 95-të, e nderon një autogol

-

Gjashtë minuta shtesë si rrjedhojë e faulleve të shumtë në fushën e lojës dukeshin thjesht një "kapriço" e arbitrit të katërt, por ata që kanë ditur t'i shfrytëzoj­në deri në fund këto kanë qenë iranianët, të cilët festojnë suksesin e tyre të parë në një Botëror, në minutën e 95-të, falë një autogoli të Buhaduz. Atëherë kur dukej se loja do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ishte pikërisht ai autogol i pafat që vulosi rezultatin 1-0 për aziatikët. Vetë ndeshja, megjithëse me vetëm një gol në fund, ishte e bukur dhe me një ritëm të pëlqyeshëm, teksa të dyja skuadrat kanë qenë gjatë gjithë kohës në kërkim të avantazhit, dhe ashtu siç ndodhi, një gol do të kishte mjaftuar për të vulosur sfidën. Edhe pse ishte Maroku, ai që e nisi mirë ndeshjen, duke rrezikuar portën kundërshta­re, në disa momente, afrikanëve me më shumë lojtarë të mëdhenj dhe me më shumë eksperienc­ë u mungoi gjakftohtë­sia përpara kuadratit. Por, në gjysmën e dytë të pjesës së parë ishte Irani që u fut në lojë, duke prodhuar disa raste të mira për gol që nuk i shfrytëzon siç duhet. Pas pushimit, takimi ishte shumë më i ekuilibrua­r. Kishte aksione nga të dyja krahët dhe ritmi i lojës mbeti i lartë. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ajo e lugëve të veçanta, instrument­i tradiciona­l rus, që do të jetë

"kolona zanore" e tribunave të kësaj Kupe Bote. Në fund, edhe pse ndoshta barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë, ai që i gëzohet suksesit është Irani i portugezit Karlos Keiroz, edhe pse pavarësish­t tri pikëve, duket qartë se si aziatikët ashtu sikurse edhe marokenët do të kenë Spanjën dhe

Portugalin­ë, kualifikim­i do të jetë sërish tepër i vështirë. Gjithsesi, oreksi vjen duke ngrënë dhe natyrisht që pa shumë presion mbi shpatullat e tyre, Irani mund t'ia dalë që të bëjë realitet një mrekulli të madhe, sepse në dy ndeshjet e radhës do t'i mjaftonte 1 pikë për t'u kualifikua­r.

 ??  ?? Buhaduz, autori i autogolit
Buhaduz, autori i autogolit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania