Panorama Sport (Albania)

Uruguai bën të qajë Salahun për... Bajram

Grupi A / Gimenez shënon në minutën e 90-të

-

Të gjithë prisnin Mohamed Salahun në aksion, por edhe një herë tjetër fotografia e fenomenit të Egjiptit ishte në lot. Pas dhimbjes për ndrydhjen e shpatullës në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit, edhe dje, në atë që duhej të ishte një ditë feste, si Fitër Bajrami, ylli i Liverpulit e përjetoi me lot. Edhe pse stafi mjekësor i kishte dhënë lejen që të luante, trajneri Hektor Kuper e kurseu (e la 90 minuta në stol) dhe gaboi rëndë, sepse Egjipti iu nënshtrua lojës së Uruguait. Këta të fundit e dominuan takimin, krijuan shumë raste, por nëse Luis Suarez gaboi në mënyrë të njëpasnjës­hme raste flagrante, ndërsa Edinson Kavanit iu përgjigj dy herë në mënyrë mjeshtëror­e portieri afrikan, El Shenaji, Uruguai e gjeti shpëtimin te mbrojtja. Në minutën e 90-të, atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllim­ën finale të ndeshjes, një goditje dënimi gjen në vendin dhe në kohën e duhur kokën e mbrojtësit të Atletikos, Gimenez, i cili fluturon mbi tre mbrojtës kundërshta­rë dhe tund rrjetën. REKORDMENI TABAREZ - Dita e djeshme ishte një festë e dyfishtë për Uruguain, sepse përveç tri pikëve për fitoren, trajneri i tyre, Oskar Tabarez vendosi një rekord absolut, si ai që

ka drejtuar një kombëtare në katër Botërorë. 71-vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, edhe pse mbërriti në fushë me ndihmën e patericave, në momentin e golit të fitores mposhti dhimbjet dhe muskujt e tij të dobët, duke u çuar në këmbë dhe duke festuar, por në fund përshëndet­i

edhe kundërshta­rin: "Ishte një fitore e merituar, gabuam shumë, por edhe Egjipti na vuri në vështirësi. Ne shfrytëzua­m mungesën e Salahut, sepse me të do të kishte qenë një tjetër histori. Por besoj se në ndeshjet e ardhshme, me Salah në fushë, Egjipti mund të jetë protagonis­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania