Panorama Sport (Albania)

Frikë nga ‘kolosët’ e Islandës, Sampaoli: Në duart e Mesit

Trajneri: Besojmë te Leo dhe te 40 milionë tifozët

- Përgatiti: LEDIO NASE

Sampaoli, në ndeshjen debutuese të "Rusi 2018", do ketë një problem… gjigant: gjatësinë e futbollist­ëve të kombëtares islandeze. Vështirë të gjendet një "Viking" më i shkurtër se 1.80 metra, Markos Roho ( 1.89), Vilfredo Kabajero ( 1.86), Nicolas Otamendi (1.81) dhe Maximilian­o Meza (1.80): vetëm këta katër argjentina­s e kalojnë (ose e barazojnë) këtë gjatësi. Dhe te "Seleccion"-i i Samapolit mesatarja e gjatësisë është 1.76 metra; në krahun tjetër, Islanda 1.86… Lojtarët më të gjatë të nordikëve janë: portieri Hanes Haldorson ( 1.93), mbrojtësit Kari Arnason, Hordur Magnuson ( të dy nga 1.91), Ragnar Sigurdson (1.87) dhe Birkir Saevarson (1.86). Nga 11-shja e mundshme që do përballet me Argjentinë­n, vetëm Johan Gudmunson nuk e kalon një metër e tetëdhjetë (1.79). Në repartin ofensiv, "pyka" islandeze, Alfred Finbogason (1.85 metra) do ndihmohet nga Gylfi Sigurdson (1.86), Rurik Gislason (1.84, që mund të zëvendësoh­et nga Birkir Bjarnason: 1.83) dhe Johan Gudmunson (1.79). Me gjithë këta "kolosë", atëherë, si do shërbehet Mesi? KOMBËTARJA "E MESIT" "E shoh të lumtur në stërvitje, shumë të entuziazmu­ar për nisjen e turneut". Sampaoli ka dashur të rrisë humorin e skuadrës dhe tifozëve argjentina­s në konferencë­n

për shtyp të organizuar disa orë përpara nisjes drejt Moskës, ku sot Argjentina e tij do përballet me Islandën (në orën 15:00). "Një lojtar me cilësitë e tij nuk duhet të ndiejë asnjë presion, - vijoi Sampaoli. - Kjo është skuadra e Mesit:

një trajner duhet të zgjedhë mënyrën për të organizuar një skuadër dhe detyra ime është të ndërtoj ekipin rreth Leos". Por, "me vete do kemi edhe 40 milionë njerëz (popullata e Argjentinë­s: saktësisht 43.85 mln) që do na mbështesin".

"PA PRESION" Sampaoli, më pas, ka analizuar sfidën: "Fjala 'presion' duhet harruar nga të gjithë ne: nëse luajmë ashtu, shanset tona do jenë të reduktuara. Shpresoj që presioni të jetë mbi Islandën". Rreth dilemës Maskerano- Bilja: "Mendoj se janë lojtarë, të cilët i nevojiten kombëtares për të nisur Botërorin, por aftësitë e mëdha të lojtarëve të tjerë do më detyrojnë të bëj vazhdimish­t ndryshime". Për Mesin e Dibalën: "Kanë luajtur së bashku në stërvitje: kjo më bën të kuptoj se jemi rritur shumë në aspektin taktik".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania