Panorama Sport (Albania)

Kroaci-Nigeri, Perisiç bën presion

Sot kroatët përballen me "Super Shqiponjat" e Afrikës, Kaliniç: Asnjë frikë

-

Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perisiç, është shprehur se skuadra e tij duhet të mposhtë Nigerinë ( ndeshja luhet ditën e sotme në orën 21: 00) nëse duan të avancojnë në Botërorin rus. Europianët do përballen ndaj "Super Shqiponjav­e" ( pseudonimi i kombëtares afrikane) në ndeshjen e parë të Grupit D, sot në Kaliningra­d. "Fitorja ndaj Nigerisë do na jepte shumë besim dhe për ne do ishte më e lehtë të vazhdonim rrugëtimin në këtë kompeticio­n. I respektojm­ë, pasi kualifikoh­en rregullish­t në turnetë madhorë, por gjithçka është në duart tona dhe duhet të bëjmë një paraqitje të përkryer, komentoi Perisiç në konferencë për shtyp. "Ivani i Tmerrshëm", siç thirret kroati, premtoi më pas se lojtarët e Kroacisë duhet të japin maksimumin jo vetëm në ndeshjen e parë, por përgjatë gjithë kompeticio­nit. "Duhet të mbajmë një nivel të lartë, e them nga eksperienc­a. Sekreti? T'u presim krahët 'Super Shqiponjav­e'".

KALINIÇ - "Duhet të thyejmë Nigerinë për të avancuar". Nikola Kaliniç, rival në klube (duke qenë se vesh fanellën e Milanit dhe Ivani atë të Interit), ka ndarë të njëjtin mendim me shokun e skuadrës, Perisiç. "Kroacia ka sulmues të fortë, nuk jam i frikësuar nga sfida. Kemi cilësi më të mëdha se Nigeria, por duhet të tregojmë respekt: edhe ata janë të fortë në fazën ofensive, e kanë shfaqur ndaj Anglisë dhe do bëjnë pa dyshim të njëjtën gjë ndaj nesh. Duhen t'i mposhtur për të kaluar grupin". Ndërkaq, asnjëra prej dy kombëtarev­e nuk ka fituar një ndeshje hapëse në Botëror që prej 1999-ës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania