Panorama Sport (Albania)

Mesi hap plagët e vitit 2014: E merituam më shumë sesa Gjermania

Kapiteni i Argjentinë­s: Nuk e di nëse do të vazhdoj më

-

Leo Mesi e la të hapur mundësinë që Botërori i Rusisë të jetë i fundit në karrierën e tij. "Më pyesin nëse është Botërori i fundit, por unë nuk e di. Nuk e kam planifikua­r akoma. Sigurisht që do të varet nga fakti se si do të shkojnë gjërat gjatë këtij muaji dhe se si do ta përfundojm­ë turneun", tha Mesi në një publikim të bërë nga gazeta "La Nacion". Këtë vit, ai do të luajë Botërorin e katërt me fanellën e kombëtares, pasi ka nisur të luajë që në vitin 2006 në Gjermani, pastaj në Afrikën e Jugut 2010 dhe në Brazil 2014. Në Botërorin e shkuar ai shkoi deri në finale, por u thye në shtesë nga Gjermania. Argjentina do të debutojë ditën e sotme kundër Islandës.

Hap pas hapi- Kapiteni i Argjentinë­s thotë se kanë shumë besim për të bërë mirë në këtë kompeticio­n, por nuk do të jetë aspak e lehtë. "Jemi përgatitur shumë mirë gjatë kësaj jave. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe do të luftojmë çdo ndeshje. Duhet t'i marrim të gjitha një nga një, për të mos u shpërqendr­uar", vazhdoi më tej numri 10 i bardhekalt­ërve. Ai flet gjithashtu edhe për finalen e humbur kundër Gjermanisë dhe thotë se Argjentina e meritonte më shumë. "Në Brazil mësuam mentalitet­in që duhet të kishim për të luajtur në Botëror. Duhet të vazhdojmë me të njëjtën rrugë edhe këtë herë. Mendoj se jemi më mirë dhe kemi më shumë eksperienc­ë. Ishim shumë afër fitores së këtij kompeticio­ni dhe e meritonim më shumë sesa Gjermania. Është shumë e vështirë të jesh kaq afër Kupës së Botës dhe të mos kesh mundësinë ta fitosh atë. Të humbasësh ashtu është e dhimbshme, por do të rikthehemi", theksoi Mesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania