Panorama Sport (Albania)

Argjentinë, kujdes se digjesh!

Nuk falen hapa fals në ndeshjen e parë, tri skuadrat e tjera të rrezikshme

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në çdo edicion, ësh të një skuadër që niset me pretendime të mëdha, por duhet t'i bëjë shpejt valixhet gati, duke u kthyer në shtëpi pas një raundi. Italianët dinë diçka, por nuk janë të vetmit. Spanja, katër vite më parë nisi t'i bënte shoqëri Italisë dhe Anglisë. Në Afrikë gjithashtu ishte edhe Franca që u largua në fazën e grupeve. Por, përpara se ekipet e mëdha të zbresin në fushën e lojës, sigurisht që kanë bërë një analizë për të shmangur katastrofë­n. GRUPE “FERRI”

Ai i Argjentinë­s konsideroh­et si grupi më i vështirë i Botërorit, ku nuk ka ndeshje të lehta dhe mund të ketë skuadra që do të tentojnë të bëjnë surprizën, duke u mbështetur në forcën mentale, por edhe atë fizike si Nigeria. Duke u mbështetur në organizim dhe vendosmëri si Islanda. Gjërat bëhen akoma më të vështira kur ke në grup një ekip si Kroacia, e cila ka shumë talent dhe eksperienc­ë. Me Mesin në versionin superstar mund të bëhen nëntë pikë. Sipas renditjes së FIFA- s, grupi i Brazilit është më kompetitiv­i, por skuadra e Tites duket më para se të tjerët, pa iu dashur shumë sforco.

DY "BIG"

Pastaj ka grupe ku niset gara me dy skuadra të mëdha dhe dy "viktima" të përcaktuar­a si në Grupin B ( Portugalia dhe Spanja) dhe Grupi G ( Belgjika dhe Anglia). Këtu vlen kalendari sepse Kejn dhe Lukaku do të takohen me njëritjetr­in në garën e fundit. MË PAK RREZIK Gjermania në fakt nuk e ka në gjenezë që të krijojë vështirësi në grupet e turneve të rëndësishë­m. Franca gjithashtu duket superiore nga konkurrent­ët direkt, ndërsa Grupi H është i ekuilibrua­r dhe nuk ka ndonjë ekip të madh të vërtetë. Ato mund të diskutojnë të gjitha Polonia, Kolumbia, Senegali dhe Japonia. Vetëm sulmuesit si Levandovsk­i apo Hames Rodrigez janë ata që ngjallin më shumë interes, ndërsa ekipet e tjera nuk kanë yje. Pastaj është grupi i të zotëve të shtëpisë, Rusisë, të cilët janë të avantazhua­r bashkë me Uruguain për të kaluar grupin pas ndeshjeve të para. Por, Egjipti do të provojë deri në fund për të bërë surprizën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania