Panorama Sport (Albania)

Kimish: Verner është arma jonë

"Jemi një përzierje e mirë midis brezave, kemi motivimin e duhur për të ruajtur titullin"

-

Xhoshua Kimish ka folur dje në një in tervistë nga qendra e grumbullim­it të kombëtares gjermane në Moskë. Mbrojtësi ka komentuar edhe në lidhje me krahasimin që i bëri Toni Kros para dy ditësh. Kros tha se Kimish e ka zëvendësua­r shumë mirë Lahmin gjatë këtij sezoni.

Sa entuziast jeni dhe cili është objektivi personal?

Ndeshja po afron dhe sigurisht që entuziazmi është në rritje. Të gjithë janë të gëzuar për startin e turneut. Personalis­ht, shpresoj të zhvilloj një paraqitje të mirë, për mua kjo është një ëndërr fëmijërie që po bëhet realitet. Duam ta fitojmë takimin e parë dhe skuadra është shumë e motivuar.

Si ndiheni fizikisht?

Pas ndeshjes ndaj Austrisë isha pak i lodhur, por pastaj në përfundim të ndeshjes ndaj Arabisë Saudite ishte ndryshe. Kur mbarova sezonin me Bajernin e kuptova që ishin luajtur shumë ndeshje. Por besoj se bateritë janë karikuar që pas përfundimi­t të kampionati­t.

Si i keni pritur kritikat në skuadër?

Mendoj që është një gjë pozitive që të gjithë të shprehin atë që mendojnë, kjo na bën mirë dhe do të na shërbejë të përmirësoh­emi. Kur diçka nuk shkon gjatë lojës, duhet të flasim me njëri-tjetrin.

A jeni ju pasardhësi i Lahmit?

Mendoj që Lahmi ka qenë unik në atë rol, pasi ishte një lojtar që udhëhiqte skuadrën. Un jam vetëm 23 vjeç dhe më mungon eksperienc­a për të bërë ato që bënte Lahm. Nuk dua të kopjojë askënd, jam Xhoshua Kimish dhe jo Filip Lahm 2.

Sa është skuadra?

Baza është pothuajse e njëjtë. Jemi disa të rinj që kemi ardhur në skuadër, është një përzierje shumë e mirë.

Çfarë mendimi keni për Timo Verner?

Ai e tregoi veten në Kupën e Konfederat­ave në vitin e kaluar. Ka shpejtësi dhe finalizon shumë shpejt. Është një armë plus për ne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania