Panorama Sport (Albania)

Arnold: Mamaja më kontrollon për kremin kundër diellit

"Henderson është mentori im, mësoj shumë prej tij"

-

Aleksandër Arnold zhvilloi 33 para qitje sezonin që u mbyll në Premier Ligë me Liverpulin. Kjo i mjaftoi trajnerit të Anglisë, Gareth Southgejt për ta grumbullua­r me "Luanët" në Kupën e Botës në Rusi. 19- vjeçari që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes debutoi në kampionati­n anglez në dhjetorin e 2016-ës, dhe që ateherë ka luajtur në skuadrën e "Reds"-ave që arriti të shkonte në finalen e Champions-it në muajin maj. Arnold do të ketë mbështetje maksimale jo vetëm nga tifozët, por edhe nga familjarët e tij gjatë muajit të Botërorit. "Jam shumë i lidhur me familjen, u telefonoj atyre dy herë në ditë. Mamaja më merr dhe më kontrollon nëse e kam vënë kremin kundër diellit", tha adoleshent­i. Më pas, ai foli edhe për mentorin e tij te skuadra e Liverpulit dhe në kombëtare, Xhordan Henderson. "Ai është pa dyshim një mentor i imi. Shumë pak janë lojtarët, me të cilët qëndron në qetësi dhe bisedon rreth ditës që ke kaluar. Kam mësuar shumë nga ai në këto dy vite që kam qenë te Liverpuli. E shikoj nga afër në stërvitje dhe mundohem të marrë disa gjëra që ai ka", u shpreh Arnold. Ai arriti të ulë

në stol Klyne te Liverpuli në vitin e tij të parë. Trajneri Jurgen Klop i beson shumë djaloshit që luan sikur ka shumë vite mbi supe. 19-vjeçari ishte pa dyshim një nga lojtarët e rinj më të mirë në Premier Ligë dhe ndaj e meriton plotësisht një vend në formacioni­n

e parë të anglezëve në Kupën e Botës. "Luanët" do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Tunizisë ditën e hënë në orën 20.00. Ata janë gjithashtu në grup me Belgjikën dhe Panamanë, ku nuk pritet të hasin vështirësi për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania