Panorama Sport (Albania)

Nga rruga në Botëror, Zhezus jeton ëndrrën

"Nuk më intereson të jem golashënue­s, dua vetëm kupën"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Katër vite më parë, Gabriel Zhezus ly ente me bojë të verdhë dhe jeshile rrugët e një nga lagjeve më të rrezikshme të Sao Paolos në Brazil. Sot, në të njëjtin vend gjendet një murales 34 metra me portretin e tij, i bërë nga miqtë e fëmijërisë. Imazhi i përzgjedhu­r prej tij është mënyra se si Zhezus feston golat e shënuar, një telefonatë. "Mami si je? Jam unë!", kjo është ajo që ai kërkon të përcjellë sa herë gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi me numrin nëntë do të mbajë mbi shpinë përgjegjës­inë dhe do të kërkojë të udhëheqë drejt triumfit vendin e tij. I rritur në një nga lagjet më të rrezikshme të Sao Paolos, ai nuk e pati fatin kurrë që ta njihte babanë. Ishte e ëma Lusia Vera, e cila ia doli të edukonte tre fëmijë. Gabrieli ishte më i vogli. E dashuroi futbollin që në moshë të vogël dhe kur ishte 3 vjeç dilte në rrugë me topin në këmbë. Një ëndërr që donte të bënte realitet, thjesht të ishte futbollist. Por ëndrra është realizuar, sepse nesër në mbrëmje futbollist­i më i ri i listës së Tites do të dalë në terrenin e fushës për të luajtur Botërorin e tij të parë dhe do të veshë fanellën me numrin 9, atë që dikur e ka pasur idhullin e tij: Ronaldo Nazario. "Ai është lojtari që më kujton veten. Do të jetë i rëndësishë­m dhe do të bëjë diferencën me Brazilin. Te Siti është rritur shumë", ka thënë fenomeni Ronaldo për Zhezusin.

Dua historinë- Sulmuesi i Brazilit thotë se nuk ka ndërmend të luftojë për të qenë lojtari më i mirë i kompeticio­nit apo golashënue­si i këtij turneu. Ai dëshiron vetëm të bëjë histori dhe të fitojë Kupën. "Unë jam i qetë dhe shpresoj të bëj detyrën time në fushën e lojës. Mua nuk më intereson aspak të jem golashënue­si i Botërorit, por thjesht të bëj maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Ndoshta me gola, ndoshta me asiste, ndoshta me spërkata. Qëllimi ynë është të luajmë për grupin dhe jo për

individin", ka thënë Gabriel Zhezus në konferencë­n për shtyp. Ai nuk ka dashur të bëjë polemika për vendin e titullarit me Firminon, por thotë vetëm se është diçka e jashtëzako­nshme që në "Seleçaon" braziliane ka dy lojtarë dhe dy sulmues shumë të mirë.

 ??  ?? Një murale në një nga lagjet e Sao Paolos
Një murale në një nga lagjet e Sao Paolos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania