Panorama Sport (Albania)

Nejmar: Do më shqelmojnë, por më intereson vetëm Botërori...

-

Pak orë përpara nisjes së Brazilit për në Rostov, ku nesër do të përballet me Zvicrën në debutimin e Botërorit, Nejmar ka dhënë një intervistë për programin "Bolivia Talk", i cili transmetoh­et në kanalin "Desimpedid­os" në "YouTube", i cili është në pronësi të Kakasë. "O Ney" thotë se nuk i intereson aspak të fitojë "Topin e Artë", por dëshiron vetëm Botërorin, për të cilin do të bënte gjithçka. "Titujt individual­ë nuk më interesojn­ë aspak. Dua thjesht të fitoj Kupën e Botës", thotë fillimisht. Nuk mund të mungojnë batutat mbi Ronaldon dhe Mesin. "Unë jam lojtari më i mirë në botë, sepse ata janë nga një planet tjetër dhe nuk mund të përfshihen në klasifikim", tregon numri dhjetë i Brazilit duke qeshur. Gjatë intervistë­s tregon edhe "çmimin" që duhet të paguajë mbi faktin e të qenit i njohur më shumë sesa duhet. "Më mungon fakti që nuk mund të luaj futboll në plazh apo të dal për ' shopping'. Por nëse jam pak i kujdesshëm di të fshihem dhe të dal. Vendos syzet siç bëja në Barcelonë dhe dilja në mbrëmje për të ngrënë akullore", vazhdon sulmuesi i PSG- së. I pyetur nëse do të reagojë nga provokimet e kundërshta­rëve në Botëror, ai thotë se tani është tepër i rritur për të rënë në kurthin e tyre. "Nuk mund t'ua bëj këtë dhuratë. Sigurisht që do të më godasin, por unë nuk do të reagoj aspak. Do të më masakrojnë sepse unë di të dribloj. Por jam shumë i rritur për të dalë nga këto situata pa shumë probleme", përfundon 26- vjeçari.

I ofrohet Barcelonës- Ndërkohë që Nejmar është i fokusuar te Botërori, gazeta spanjolle "Marca" shkruan se ai i është vetofruar Barcelonës dhe po mendon një rikthim të mundshëm te katalanasi­t. Pavarësish­t se Reali po bën gjithçka për ta transferua­r, duket se sulmuesi brazilian është i joshur më shumë për një tjetër aventurë te Barcelona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania