Panorama Sport (Albania)

Franca, Deshamp dhe Mbape në korr: Në Rusi për Kupën

Sulmuesi: Në shtëpi ata që s’ishin gati për ekipin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sot në "Kazan Arena" Franca me Australinë "debutojnë" ndaj njëratjetr­ës në një sfidë Botërori. "Gjelat" synojnë vendin e parë në Grupin C dhe me tre pikë sot, rrugëtimi do të vihej në binarët e duhur. Didie Deshamp do t'i besojë formacioni­t tip të ndeshjeve të fundit, ku në vijën e parë do të rreshtohen Mbape, Grizman dhe Dembele. Në konferencë për shtyp, tekniku francez duke folur për ndeshjen e sotme tha: "Djemtë janë të qetë dhe kjo duket. Është pikërisht kjo situata që dua të shoh, pasi nervozizmi nuk shërben për asgjë. Duhet të shtrëngojm­ë dhëmbët dhe të sforcohemi në maksimum individual­isht, në mënyrë që skuadra të marrë rezultatin më të mirë. Të mos harrojmë se ndeshje të tilla luhen një herë në katër vjet, ndaj le të mendojmë të argëtohemi duke kënaqur tifozët". Formacioni i "Gjelave" është ndër më të rinjtë në "Rusi 2018", por kjo nuk e tremb ish-kampionin e Botës në vitin 1998, i cili më tej shpjegoi: "Nuk është aspak një rrezik të hedhësh në fushë një ekip me moshë të re. Është e vërtetë që kam në grup 14 futbollist­ë që nuk kanë luajtur kurrë më parë një formacion madhor, por nëse janë këtu, është sepse mendoj se mund t'i japin diçka këtij ekipi. Ata kanë cilësinë e nevojshme për të qenë këtu".

Mbape- Edhe sulmuesi i PSG-së kërkon një nisje të fuqishme të Botërorit, jo vetëm për anën morale të ekipit, por edhe për t'u dhënë një sinjal rivalëve të Francës në rrugën drejt trofeut. I dëmtuar në stërvitje tri ditë më parë, 19vjeçari, me sa duket, do të jetë rregullish­t në fushë sot në mesditë. Duke analizuar ndeshjen e parë të Francës në Botëror, Mbape deklaroi: "Jam shumë i lumtur për këtë përvojë, pasi e ëndërroja që kur

luaja me Monakon. Kemi një skuadër më shumë djem të rinj, por edhe me shumë talent. Personalis­ht, nuk më pëlqen të flas për moshën sepse kështu krijomë alibi të panevojshm­e. Nëse kemi ardhur deri këtu, do të thotë që e kemi merituar, përndryshe do të kishim qëndruar në

shtëpi". Pak dyshime për Mbapenë edhe në lidhje me objektivat në këtë Kupë Bote. Sulmuesi ka një ëndërr, të cilën ka vendosur ta realizojë në Rusi. "Ka momente që skuadra kalon mbi gjithçka dhe Kupa Botës është një prej tyre. Unë dua ta fitoj, ashtu siç dua të fitoj në Ligën e Kampioneve

apo në kampionat. Sigurisht që për t'ia dalë mbanë duhet edhe pak fat, por jemi këtu dhe kemi për detyrë të japim më të mirën për veten, kombin dhe tifozët. Nuk më intereson të fitoj 'Këpucën e Artë' apo trofe personalë, në Rusi kam ardhur për Kupën e Botës", tha Mbape.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania