Panorama Sport (Albania)

Marvijk: Të qetë ndaj fituesve të turneut

-

Francë-Australi është ndeshja hapëse për Grupin C, ku janë edhe Danimarka me Perunë. Për australian­ët kjo është pjesëmarrj­a e pestë në një kampionat botëror dhe në katër edicionet e fundit nuk kanë munguar kurrë. Për trajnerin Bert Van Marvijk, "Rusi 2018" duhej të ishte një përvojë në krye të Arabisë Saudite, por një rokadë trajnerësh e solli në stolin e "Kangurëve". Ajo ndaj Francës për teknikun holandez është një ndeshje e lehtë, pasi siç shpjegoi: "Franca është ndër ekipet favorite për të ngritur trofeun. Botërori ynë kalon nga ndeshje të tjera, por sigurisht nëse bëjmë mirë ndaj Francës do të jemi më të favorizuar për sfidat e ardhshme në grup. Presioni është i gjithi mbi rivalët, ndaj ne zbresim në fushë të qetë, pasi nuk kemi asgjë për të humbur. Do të përpiqemi të zhvillojmë lojën tonë dhe t'i ndëshkojmë nëse na shfaqet mundësia dhe njëkohësis­ht të tregohemi të zotë". Ish-skuadra e tij, Arabia, u mund 5-0 në ndeshjen hapëse, teksa edhe Australia rrezikon shumë në këtë debutim botëror ndaj Francës. "Nëse do ta shikoja në këtë këndvështr­im, do të kishte qenë më mirë të mos vija fare deri këtu, por ja që kemi edhe ne shanset tona dhe do të përpiqemi të marrim maksimumin. Pas dy edicionesh që Australia nuk kalon fazën e grupeve, ndoshta ky do të jetë i duhur për të shijuar fazën finale. Personalis­ht jam shumë i kënaqur me sa kemi bërë deri tani dhe për mënyrën si kemi punuar. Vërtet që u 'mbyllëm' katër javë në Turqi dhe nuk zhvilluam asnjë miqësore, por kam marrë sinjale pozitive nga ekipi, ndaj kam shumë besim te secili nga djemtë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania