Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t te Skënderbeu

Habia me klubin, vetëm trajneri nuk u telefonua pas vendimit të KAS-it

- LLAZI SARO

Vendimi i KAS-it të Lozanës do të sjellë pasojat e veta në Korçë. Menjëherë pasi vendimi u bë zyrtar, që Skënderbeu nuk merr dot pjesë në Ligën e Kampioneve këtë sezon, i pari që braktis korçarët pas këtij vendimi, ka qenë mesfushori Sabjen Lilaj. Deklarata e tij ka bërë bujë në Korçë, duke kapur të papërgatit­ur ambientin bardhekuq, për më tepër sa i përket situatës financiare të klubit. Sinjali i parë i braktisjes së ekipit nga ana e futbollist­ëve është dhënë, por duket se klubi dhe drejtuesit kanë filluar të lëvizin për të konfirmuar lojtarët para se të jetë vonë. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për të gjithë ata futbollist­ë që nuk kanë në fuqi një kontratë me Skënderbeu­n për së paku edhe një sezon. Natyrisht, interes ka edhe për ata që bashkëpuni­mi u ka përfunduar që në fillim të muajit qershor. Burime të sigurta pranë klubit bardhekuq, treguan dje për "Panorama Sport" se klubi që të enjten ka filluar të kontaktojë në telefon lojtarët, duke përcaktuar takime kokë më kokë për të diskutuar rreth së ardhmes dhe kushteve të reja të kontratave. Dukshëm një lëvizje kjo që do të tregojë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeu­n, tani më shumë se kurrë, kur të gjithë e quajnë klubin kampion një "supermarke­t" të madh për Superioren. Të njëjtat burime treguan se ka qenë zëvendëspr­esidenti i Skënderbeu­t, Arlind Boshku, që në emër të kreut të klubit, Ardjan Takaj, ka biseduar me lojtarët, të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe ka fiksuar një takim me ta. Takime këto që nga e hëna e në vijim pritet që të ndodhin në "Tropikal Resort", për të vendosur më pas të ardhmen. Një situatë e tillë duket se ka filluar që pas momentit kur Sabjen Lilaj bëri deklaratën e

bujshme, duke konfirmuar shkëputjen e bashkëpuni­mit me klubin, ndërsa kujtoi edhe një herë detyrimet që Takaj ka karshi futbollist­it. Gazeta mëson gjithashtu se në një kohë që lojtarët janë

telefonuar me radhë, ka bërë habi fakti, që vetëm trajneri Ilir Daja dhe ndihmësit e tij, nuk janë kontaktuar. Gjithçka mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në kampin korçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania