Panorama Sport (Albania)

Laçi mundet nga Drita, Prenga i kënaqur vetëm... 45 minuta

Vendos një penallti, lojtarët në provë nuk bindin

-

Në ditën e pestë të punës për sezonin e ri, Laçi i trajnerit Besnik Prenga ka provuar forcat ndaj kampionëve të Kosovës, Drita e Gjilanit. Miqësorja e djeshme është luajtur në stadiumin e Laçit dhe u fitua nga kampionët e Kosovës me rezultatin 1-0. Fati i këtij takimi u vendos nga një gol i shënuar me penallti nga Fidan Gërbeshi në minutën e 55-të. Përpos rezultatit negativ, trajneri Prenga ka mbetur i kënaqur nga ekipi, kryesisht në pjesën e parë ku luajtën edhe lojtarët bazë dhe ndeshja ishte barabartë. Ndërsa në pjesën e dytën u aktivizuan shumë të rinj, të cilët prej ditësh kishin nisur provën te kurbinasit. Por në fund të takimit, ata

janë larguar sepse asnjëri prej tyre nuk ka arritur të bindë stafin teknik. Laçi sapo ka nisur punën për sezonin e ri dhe skuadra ende nuk është e plotë, këtë gjë e vërteton edhe aktivizimi i Erjon Hoxhallari­t, i huazuar nga Tirana, në qendër të mbrojtjes. Portën e ka mbrojtur dje 18-vjeçari Kurtulaj, si dhe ka debutuar mesfushori kroat, Nikola Eller. Në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për "Panorama Sport", trajneri Prenga u shpreh i kënaqur nga ekipi, kryesisht për pjesën e parë dhe shpreson që në ditët në vijim të

plotësohet grupi dhe të jenë gati për prezantimi­n në Ligën e Europës.

Trajneri- "Sapo kemi nisur punën për sezonin e ri dhe miqësorja me Dritën na ka vlejtur shumë. Ndonëse mbyllëm ditën e pestë, në përgjithës­i jam i kënaqur nga ekipi dhe shpresoj që të vijojmë me këtë ritëm pune dhe të mos pësojmë dëmtime. Rezultati i kësaj miqësoreje kalon në plan të dytë për ne, pasi parësore ishte të shikonin gjendjen e ekipit, si dhe të kishim një imazh më të qartë për lojtarët që ishin në provë. Në pjesën e parë aktivizova lojtarët, te të cilët do të bazohemi, por në mungesë lojtarëve të duhur, aktivizova Hoxhallari­n në qendër të mbrojtjes. Nga pjesa e parë jam i

kënaqur, ndërsa në të dytën aktivizuam të rinjtë dhe ata që kanë ardhur për provë, por asnjë nuk do të mbajmë. Shpresoj që në vijim do të plotësojmë edhe boshllëqet që kemi në ekip dhe presidenti Laska po punon shumë për këtë. Kam besim te presidenti, pasi është një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe do të gjejë elementët që na mungojnë", u shpreh trajneri Besnik Prenga për "Panorama Sport" pas miqësores me kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, që më 23 qershor luan ndeshjen e parë në Europë me Santa Koloma të Andorrës. Kurbinasit, pas konfigurim­it të grupit, presin të luajnë edhe një ose dy miqësore përpara ndeshjes së parë në Ligën e Europës, që luhet më 12 korrik.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania