Panorama Sport (Albania)

Luftëtari pa “frena”, akord me fantazisti­n Erjon Vucaj

Ekskluzive/ Mesfushori shkodran pritet të firmosë

-

Erjon Vucaj është vetëm një hap larg firmës me Luftëtarin. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se në orët e fundit presidenti Grigor Tavo ka biseduar me fantazisti­n shkodran dhe në parim është rënë dakord për të firmosur marrëveshj­en. Pritet që sot lojtari që mbylli sezonin me Vllazninë të bëjë takimin e fundit me kreun e klubit gjirokastr­it dhe të nisë menjëherë stërvitjen. Kjo lëvizje "blic" e klubit bëhet edhe për faktin se fantazisti Eduard Rroca ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi dhe mund të mungojë në ndeshjet e turit të parë të Europës. MIQËSORJA - Millosh Kostiç e ka nisur me këmbën e duhur aventurën futbollist­ike me Luftëtarin. Pas një jave përgatitje­sh, bluzinjtë u përballën dje në miqësoren e parë me Butrintin, takim i cili u fitua nga gjirokastr­itët me rezultatin 2-0. Dy golat e Luftëtarit u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes nga të rinjtë në provë, Aldrit Oshafi dhe Dhimitër Andoni. Trajneri Kostiç hodhi në fushë të rinjtë e afruar në këtë javë të parë të fazës përgatitor­e. Gjirokastr­itët e nisën miqësoren me portierin Ruci, Rrapën, Demon, Jankun, Rrapon, Karabinën,Moralesin, Ymerajn, Lamçen, Cekajn dhe Ziajin. Pjesë e formacioni­t ishte edhe Maldin Ymeraj, mesfushori 23vjeçar që sezonin e fundit luajti me Kukësin. Gjithashtu u provua edhe i riu me origjinë nga Gjirokastr­a, Andon Karabina, i ardhur nga kampionati grek. Pjesa e parë u mbyll me

rrjeta të paprekura, pavarësish­t epërsisë së Luftëtarit. Në pjesën e dytë stafi teknik i Luftëtarit aktivizoi një pjesë të titullarëv­e. Nga këmbët e mesfushorë­ve Aleksi dhe Ramadani u gatuan golat e fitores, ku meritë kanë pa dyshim Oshafi dhe Andoni. Miqësoren e ndoqën edhe krerët e klubit, Tavo dhe zv.presidenti Dadaj. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania