Panorama Sport (Albania)

Alvesh: Vlorën e kam në zemër, në Shqipëri luaj vetëm për Flamurtari­n

Braziliani: Kam biseduar me drejtuesit, por kam disa oferta

-

Danilo Alvesh premton se do të mbetet vetëm kuqezi nëse vendos që të rikthehet në Shqipëri. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", braziliani mohon të këtë negociata me Kukësin apo me ndonjë klub tjetër të në kampionati­n tonë. Sulmuesi thekson se është në kontakte të vazhdueshm­e me drejtuesit dhe futbollist­ët e Flamurtari­t. Momentalis­ht Alvesh po pushon në Brazil pranë familjes së tij, por edhe po stërvitet individual­isht. Ai zbulon se ka oferta nga ekipe jashtë Shqipërisë, ndërsa thotë se nëse kthehet në Shqipëri, destianaci­oni mbetet Vlora. "Unë nuk kam kontakte me asnjë ekip tjetër shqiptar, siç po qarkullojn­ë lajmet së fundmi. Akoma nuk kam vendosur për të ardhmen time. Jam duke

shqyrtuar disa oferta që më kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë. Me futbollist­ët e Flamurtari­t, por edhe me drejtues të klubit, unë flas thuajse çdo ditë dhe jam në kontakt me ta. Unë kam shumë respekt dhe dashuri për Flamurtari­n. Pikërisht për këtë arsye unë iu thashë drejtuesve në Vlorë se nëse unë do të kthehem në Shqipëri, zgjedhja e

parë dhe e padiskutua­r do të ishte Flamurtari. Familja ime dhe unë jemi shumë të dashuruar me Shqipërinë dhe Flamurtari­n. Ne e duam vendin tuaj. Unë punova 2 vjet e gjysmë atje dhe kjo është një kohë e gjatë. Nëse kthehem në Shqipëri, dua që në Vlorë të rri edhe më gjatë", u shpreh fillimisht 27-vjeçari, i cili gjatë qëndrimit në Vlorë numëron

73 ndeshje dhe 13 gola. Sulmuesi mendon se Flamurtari si klub profesioni­st do të bëjë zgjedhjen e duhur në drejtim të rinovimeve, por edhe të afrimit të lojtarëve të rinj. Alvesh shprehet i kënaqur me konfirmime­t që drejtuesit kanë bërë së fundmi. "Më vjen mirë që klubi ka mbajtur disa lojtarë. Është një klub profesioni­st dhe që mendoj se do të bëjë zgjedhje të duhura, si për rinovimet, ashtu edhe për afrimet e reja", përfundoi braziliani, duke komentuar lëvizjet e Flamurtari­t. SITUATA - Danilo Alveshit i ka përfunduar kontrata dyvjeçare që kishte me Flamurtari­n dhe si të gjithë lojtarët e tjerë ai është i lirë. Por ende nuk dihet nëse ai do të kthehet në Vlorë apo do të vijojë karrierën e tij në një ekip tjetër qoftë edhe jashtë Shqipërisë. Burime pranë klubit vlonjat konfirmojn­ë për "Panorama Sport" se do të jetë trajneri i ri që do të vendosë për kthimin ose jo të Alveshit. Por nëse braziliani do të jetë pjesë e Flamurtari­t sezonin e ri, do të nënshkruaj­ë një kontratë për dy sezone. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania