Panorama Sport (Albania)

"Pazar" në Shkodër për një tjetër mesfushor

-

Drejtuesit e Teutës dhe trajneri Bledi Shkëmbi janë të fokusuar tërësisht te përforcimi­n e organikës për sezonin e ri. Aktualisht, në skuadër janë afruar Edison Ndreca (mbrojtës i majtë) dhe Florent Avdyli dhe Roni Gashi ( mesfushorë), që erdhën nga Liria e Prizrenit si dhe Sherif Kallaku ( mesfushor) nga Laçi. Reparti i mesfushës duket se është kompletuar, megjithatë burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit janë në negociata për të afruar edhe një tjetër mesfushor me eksperienc­ë. Në javët e fundit është lakuar emri i Erjon Vucajt, si dhe ai i Ardit Krymit, megjithatë deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal. Gjithsesi, nuk përjashtoh­et pista për të nënshkruar me një tjetër shkodran. Prioritet në këtë moment për bregdetarë­t ka sulmi dhe mbrojtja, ku pas largimeve në fund të sezonit priten disa afrime cilësore. Gjatë kësaj periudhe, Shkëmbi po shikon shumë video për disa sulmues dhe më pas do të vendosë se cili mund të nënshkruaj­ë. Teuta do të fillojë me përgatitje­t për sezonin e ri më 5 korrik dhe trajneri Shkëmbi kërkon ta ketë grupin e kompletuar, në mënyrë që të punojë i qetë dhe të ketë më tepër kohë për t'i ngulitur skuadrës idetë e tij. Kjo do të jetë eksperienc­a e parë për korçarin në Kategorinë Superiore dhe ai kërkon të shfaqë më të mirën e tij për të treguar se është edhe trajner i zoti, ashtu siç ka qenë futbollist. Kampionati shqiptar nuk ofron shumë alternativ­a, ndaj bregdetarë­t janë fokusuar te tregu i huaj dhe kryesisht ai brazilian. Nga Amerika Latine pritet të mbërrijnë dy lojtarë, një mbrojtës dhe një sulmues, gjithmonë nëse palët gjejnë marrëveshj­en. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania