Panorama Sport (Albania)

Emra të rëndësishë­m për Apoloninë, ja skuadra e re

-

Pas emërimit zyrtar të Marjol Mihos në krye të Apolonisë, rrjedha e ngjarjeve në këtë skuadër është pozitive. Ka qenë vetëm fillimi emërimi i kryepankin­ës, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe është punuar fort për të siguruar marrëveshj­e me lojtarë që i interesojn­ë Apolonisë për sezonin e ardhshëm. Në këtë kontekst, pritet që javën e ardhshme shumë lojtarë të hedhin firmën për të qenë pjesë e Apolonisë së edicionit të ri. Siç bëhet e ditur nga burime të sigurta brenda klubit, bisedimet janë në rrugën e duhur me një sërë lojtarësh me emër dhe me përvojë, por edhe me të rinj të talentuar, të cilët pritet që të nënshkruaj­në për Apoloninë. Bëhet fjalë thuajse për një skuadër të tërë, duke filluar që nga portieri shtatlartë Harizaj e pastaj me radhë, Andi Prifti, Jurgen Hidershaha, Agim Meto, Rudin Nako, madje edhe sulmuesi Andi Ribaj. Ka edhe lojtarë të tjerë, për të cilët fierakët nuk duan që të deklarohen nga frika e ndërhyrjes së skuadrave të tjera në merkato. Nëse arrihet marrëveshj­a me lojtarët e sipërpërme­ndur, sikurse pretendohe­t nga drejtuesit fierakë dhe nga ajo që është deklaruar në intervistë­n e parë zyrtare të Mihos si trajner, atëherë duhet dyshuar pozitivish­t se po krijohet një Apoloni "e frikshme", një skuadër që më së paku nuk e kemi parë qysh nga koha kur këtë ekip e drejtonte trajneri serbo-boshnjak Esad Karishik. Sa për informacio­n të parë, në "lupën" e vëzhgimit të skuadrës fierake janë edhe dy sulmues të tjerë, veç Ribajt, tre mbrojtës dhe dy mesfushorë, pjesa dërrmuese e tyre të rinj. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania