Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, strategji për talentet

Priten afrime edhe nga jashtë Shqipërisë, ja pozicionet ku do hyhet në merkato

- ADMIR URUÇI

e Vllaznia puna është ndalur për të pritur zhvillimet e reja për sa i përket ribërjes së klubit nga e para. Ajo që shikohet është se askush nuk po punon në këtë periudhë pranë klubit kuqeblu. Por, nuk duken të jenë të tilla. Nën zë, drejtuesit e klubit po vijojnë punën për të bërë të mundur mbajtjen e atyre lojtarëve që i duhet për sezonin e ardhshëm. Një pjesë e madhe e lojtarëve që kanë luajtur si titullarë duket se nuk po përfshihen në këto lista. Bëhet fjalë për futbollist­ët që në sezonin e shkuar morën jo pak para nga ky klub. Me sa mësohet me këta lojtarë nuk pritet që të ketë rinovime

kontratash dhe për më tepër me ato vlera. Mirëpo personat që po merren në këto momente me klubin shkodran po mundohen të mbajnë dhe të mos lejojnë që shumë nga lojtarët e rinj që i përkasin perspektiv­ës të lihen të lirë të largohen.

STRATEGJIA - Këtu bëhet fjalë për lojtarë të tillë si Krymi, Gocaj, Bardulla, Pjeshka, Sherri, Gurishta apo edhe për lojtarë të tjerë që luajtën më pak minuta gjatë sezonit të shkuar për këtë ekip. Por, nga ana tjetër mësohet se edhe shkodranët po shikojnë se ku mund të plotësojnë skuadrën për të qenë pretendetë të padiskutue­shëm për rikthimin në elitë. Nga sa mësohet, do të kërkohet si brenda vendit edhe jashtë Shqipërisë. Po shikohet për mbrojtës, mesfushorë dhe pse jo edhe për sulmues, gjë që do të thotë në njëfarë mënyre që pjesë e këtij ekipi nuk do të jetë Sukaj e as Ribaj, por do të besohet te Pusi edhe ndonjë lojtar tjetër që mund të vijë edhe nga jashtë Shqipërisë. Ribërja e klubit ka sjellë jo pak vonesa në nisjen punës, por gjithsesi kjo kohë e humbur shpresohet që të rikuperohe­t dhe skuadra e re të ndërtohet e denjë që të mos shqetësojn­ë për një ringritje të shpejtë të saj në Superiore. Vllaznia edhe këtë sezon nis me shumë vonesë punën për ndërtimin e skuadrës. Pavarësish­t se edhe vitet e tjera që ekipi është drejtuar nga bashkia edhe pse ka qenë në Superiore, një nga pikët më të dobia të tij ka pasur pikërisht startin e punës. Edhe në këtë sezon, ndonëse ka më shumë kohë në dispozicio­n, nisja e punës është e vonuar. Nuk janë të pakët specialist­ët shkodranë që e shikojnë si një nga faktet që sollën edhe dështimin e kësaj skuadre. Mirëpo, Vllaznia e këtij viti duket se është më shumë e vonuar se në sezonet e tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania