Panorama Sport (Albania)

Mblidhen aksionerët, Milani 75 milionë € minus

Kuqezinjtë mbyllin bilancet e sezonit, priten 32 milionë euro nga presidenti Jonghong Li

-

Dje u zhvillua mbledhja e radhës e aksionerëv­e minoritarë të Milanit. Takimi në "Casa Milan" zgjati vetëm 45 minuta dhe shërbeu për të zbardhur bilancet kuqezi. Sipas analizës së fundit, "Djalli" mbyll sezonin me një bilanc negativ prej 75 milionë eurosh. Shifra do të duhet të amortizohe­t nga shtimet e kapitalit që priten nga Jonghong Li. Sipas "La Stampa" llogaritë dukshëm kanë probleme, por jo aq të rënda. Nga mbledhja u sqaruan edhe njëherë pozitat dhe detyrimet e presidenti­t, i cili brenda datës 28 qershor duhet të derdhë në arkat e klubit 32 milionë euro. Në takim u aprovua gjithashtu edhe buxheti për sezonin e ardhshëm me Milanin që për hapat e mëtejshme pret vetëm vendimin e UEFA-s që duhet të vijë të martën e ardhshme nga Nioni. BORDI- Në dalje nga "Casa Milan" askush nga të pranishmit në mbledhje nuk foli për mediat. I ndaluar nga "Sportmedia­set", kreu i bordit të aksionerëv­e minoritarë, Paolo Skaroni, nuk pranoi të komentonte vendimet e marra. Dukshëm i acaruar, i pyetur mbi risitë dhe të ardhmen e Milanit, Skaroni u përgjigj: "Prisni të reja? Çfarë të rejash? Nëse doni sqarime pyetni administra­torin e deleguar". Ky referim ndaj Marko Fasones, megjithëse pa i përmendur emrin, tregon qartë për tensionin që përjetohet në klub, sidomos kur nga UEFA shpresat për lajme pozitive janë minimale. ORTAKË- Një tjetër problem që lundron prej ditësh në ambientin kuqezi është ai i një partneri që mund të garantojë për Jonghong Li dhe Milanin. UEFA e ka bërë të qartë se është besueshmër­ia ekonomike e presidenti­t kinez faktori që penalizon kuqezinjtë. Vetë Mr. Li prej ditësh vijon takimet për një ortak të mundshëm, teksa burime pranë tij bëjnë të ditur se emri do të bëhet i njohur për publikun vetëm pas nënshkrimi­t të akordit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania