Panorama Sport (Albania)

Mou thërret Shkrinjari­n, UEFA “shpëton” Interin

Zikaltrit nuk janë të detyruar ta shesin për bilancin

- Përgatiti: LEDIO NASE

ë sajë të vështirë sive të hasura gjatë bisedimeve me Totenhemin për blerjen e Tobi Alderbeire­ld, Mançester Junajtid ka zhvendosur vëmendjen te Milan Shkrinjar: Zhoze Murinjo, siç ka zbuluar ditën e djeshme e përditshmj­a "The Independen­t", ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e mbrojtësit sllovak, por për ta marrë nga Milano do duhet kaluar "muri" prej 80 milionë eurosh, shifra e kërkuar nga Interi. Që, nëse dëshiron, mund t'u kthehet negativish­t anglezëve: kjo, pasi shitja e sllovakut nuk do ishte e detyrueshm­e për plusvalenc­at e kërkuara nga UEFA.

RREUGULLAT - Në bazë të rregullave të stabilizua­ra në UEFA, në fakt, Interi ka arritur balancën (pra ka mbyllur bilancin me zero) për sezonin 2016-'17 me llogaritë e aprovuara. Por, për klubin zikaltër mbetet në fuqi deri në qershor të 2019-ës për problemin e lidhur me shpenzimet që nuk janë reduktuar ( në thelb, peshojnë blerjet e Zhoao Marios e Gabigolit): UEFA kërkon të mbahet një ekuilibër mes vlerave të lojtarëve të blerë e atyre të shitur. Pikërisht, ky aspekt i fundit është një nga pikat më delikate. Për momentin, për shembull, Interi nuk do mund të përfshijë në listë Lautaro Martinezin nëse nuk arrin të shesë një tjetër futbollit të barabartë me shifrën e shpenzuar për argjentina­sin.

LLOGARI - Është e rëndësishm­e të kujtohet që llogaritë duhen bërë jo në bazë të blerjeve të verës së kaluar (për shembull Shkrinjar, Vesino e Borha Valero), por me lojtarët prezentë në listën e paraqitur UEFA-s (pra, të sezonit 2016-'17). Do duhet të "sakrifikoh­en", pra, nëse është nevoja, Ikardi, Perisiç, Brozoviç apo Handanoviç. Gjithmonë nëse do bëhen blerje, e mbi të gjitha nëse këta do përdoren në Champions.

ISH-DREJTUESI

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania