Panorama Sport (Albania)

REKORDET E RONALDOS

-

Kundër Spanjës, përpara se të zbriste mbrëmë në fushë, nuk kishte arritur të shënonte asnjë gol në 340 minuta lojë, por mbrëmë, jo vetëm realizoi tri herë, por në të njëjtën kohë u bë futbollist­i i parë që u shënon "Furive të kuqe" një tripletë në historinë e kombëtares.

Kristiano Ronaldo bëhet pjesë e historisë së Botërorëve, duke iu bashkuar legjendave si Pele (1958, 1962, 1966, 1970), Uve Zeler ( 1958, 1962, 1966, 1970) dhe Miroslav Klose (2006, 2010, 2014, 2018), si lojtari që arrin të festojë të paktën një gol në katër Botërorë të ndryshëm. Portugezi ka arritur që të realizojë në "Gjermani 2006" kundër Iranit, në "Afrikë e Jugut 2010" përballë Koresë së Veriut dhe në "Brazil 2014" ndaj Ganës.

Por nuk mbarojnë këtu rekordet e 33- vjeçarit. Ronaldo është gjithashtu i vetmi futbollist në histori, që arrin të festojë të paktën një gol në tetë turne me përfaqësue­sen e tij: 2 gola në "Euro 2004", 1 gol në Botërorin 2006, 1 gol në "Euro 2008", 1 gol në Botërorin 2010, 3 gola në "Euro 2012", 1 gol në Botërorin 2014, 3 gola në "Euro 2016" dhe tre si fillim mbrëmjen e djeshme, në debutimin e tij në "Rusi 2018". Ai ka lënë pas gjermanët Klinsman dhe Klose të ndalur në 6 turne.

Në moshën 33 vjeç e 130 ditë, Kristiano Ronaldo është shndërruar në mbrëmjen e djeshme si futbollist­i me moshën më të madhe në historinë e Kupës së Botës që arrin të shënojë dhe të festojë një tripletë në një kompeticio­n si ky.

Për sa u përket tripletave të tij në karrierë, ajo e realizuar përballë "Furive të kuq" ishte e 51- ta në karrierën e tij ( me klube dhe kombëtaren), por korrespond­on edhe me tripletën e 51- të që festohet në një Kupë Bote.

Kristiano Ronaldo luajti dje ndeshjen numër 151 me Kombëtaren e Portugalis­ë dhe, falë tripletës së tij të realizuar kundër rivalëve të Spanjës, ai numëron tashmë 84 gola. Me këtë numër, ai mjafton që të barazojë legjendën hungaro- spanjolle, Ferenc Pushkash, si goleadorin më të mirë të historisë në kontinenti­n e vjetër. Ndërkohë, rekordmeni i botës është iraniani Ali Daei ( 109), i cili numëron vetëm 25 realizime më shumë se fenomenin portugez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania