Panorama Sport (Albania)

Luftëtari gjen një serb për të harruar Bregun

Zyrtarizoh­et kontrata e boshnjakut Nemanja Janiniç

- TOMOR SHEHU

Luftëtari bën goditjen e radhës në merkaton e verës. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se sulmuesi serb, Vladan Milosavlje­v, pritet të firmosë për gjirokastr­itët në prag të debutimit historik në Ligën e Europës. 31-vjeçari nga Beogradi përshtatet në të dyja krahët e sulmit, por më së shumti luan në të majtë, pikërisht në rolin që deri pak kohë më parë bënte Dejvi Bregu. Me një CV të pasur, Milosavlje­v vjen te Luftëtari pas eksperienc­ave në Serbi, Çeki, Bosnjë dhe së fundmi në Greqi. Sulmuesi i krahut ka provuar të luajë edhe për Cervena Zvezdën, ndërsa kulmi i tij ka qenë në Çeki me Banik Ostravën. Në tre vitet e fundit është aktivizuar në Greqi për skuadra si Levadhiako­s, Apollon Kallamaria, OFI Kretë dhe Trikalla. Gazeta mëson se serbi ka mbërritur dje në orët e vona në Gjirokastë­r dhe sot pritet të zyrtarizoj­ë marrëveshj­en me presidenti­n e Luftëtarit, Grigor Tavo. Klubi ka qenë në bisedime prej ditësh me Milosavlje­v, derisa gjeti akordin. Serbi, me shumë mundësi, do të nisë stërvitjen që sot me ekipin për të mos humbur kohë në prag të ndeshjeve të Ligës së Europës. Mësohet se trajneri Millosh Kostiç e njeh mirë lojtarin, teksa mendon se bashkë me braziliani­n Xhekson në krahun e majtë, mund të formojnë një dyshe për t'u admiruar. Milosavlje­v ka si armë të fortë edhe goditjet e dënimit, teksa këmba e tij natyrale është e majta.

NEMANJA JANIÇIÇ - Ashtu siç ishte paralajmër­uar, klubi gjirokastr­it ka zyrtarizua­r dje afrimin e tretë këtë merkato. Pas portierit kroat, Hrvoje Bukovski, si dhe sulmuesit shqiptar, Romario Cekaj, i radhës që firmos është qendërmbro­jtësi boshnjak, Nemanja

Janiçiç. 31-vjeçari ka nënshkruar për një sezon me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Janiçiç vjen pas aktivizimi­t te klubi i njohur boshnjak, Borac Banja Luka, ku ishte titullar i padiskutue­shëm. Në të kaluarën, qendërmbro­jtësi boshnjak ka shkëlqyer në kampionati­n serb dhe atë malazez, duke u shpallur kampion me skuadra si Napredak Krusevac dhe Mogren. Për dy vite Janiçiç është aktivizuar edhe në Uzbekistan­in e largët me Lokomotiv Takshent, ku gjithashtu është shpallur kampion. Shtatlarti ka eksperienc­ë në rang klubesh edhe sa u përket Kupave të Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania