Panorama Sport (Albania)

Leo vë duart përpara: Ndihem përgjegjës!

"Dërgova topin në gjysmëlart­ësi, portieri gjeti krahun""" "

- Përgatiti: LEDIO NASE

Lionel Mesi nuk mun di ta fshehë zemërimin e tij pas barazimit 1-1 të Argjentinë­s ndaj Islandës: ku "Pleshti" gaboi atë penallti, në pjesën e dytë, që (me shumë mundësi) do i kishte dhuruar "Seleccion"it fitoren në ndeshjen e parë të grupit. Vetë sulmuesi i Barcelonës e ka pranuar, në përfundim të sfidës, se ndihet "përgjegjës" që nuk mundi t'u jepte bardhekalt­ërve tri pikët në debutim.

"ISLANDA, E MBYLLUR" - "Mendoj se dhuruam një paraqitje të bukur. Luajtëm disi më dobët në pjesën e dytë, kur ata u tërhoqën prapa në zonën e tyre dhe ne nuk mundëm të depërtojmë. U mbyllën dhe nuk na lanë hapësira. Penalltia do kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, markimi i islandezëv­e do zbutej dhe ne do gjenim më shumë hapësira për të sulmuar", u shpreh Mesi në zonën mikse menjëherë pas vërshëllim­ës së trefishtë të polakut Marçiniak.

MEA CULPA - "Por, - vijoi Leo, - tani duhet të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjet pasardhëse. Nuk është nevoja të humbasim përqendrim­in.

Dëshironim ta nisnim me fitore, për qetësinë që do na jepnin tri pikët e para. Megjithatë, është vetëm fillimi". "Clli" argjentina­s, më pas, shpjegoi se "në një Botëror askush nuk të fal asgjë. Inati mbetet, sepse ne e merituam fitoren, tani duhet të qëndrojmë të qetë dhe të pushojmë

gjatë këtyre ditëve për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë: një sfidë e ndërlikuar". Njëkohësis­ht, Mesi nënvizoi sërish nivelin e lartë të "Vikingëve": "E patëm deklaruar se ndeshja e parë do ishte e vështirë e jo thjesht sa për të thënë, nga hiçi. Ata krijuan një

rast dhe shënuan... ". I pyetur sërish për penalltinë e humbur, Leo zbuloi se "Vendosa gjithçka në një moment: doja ta dërgoja në gjysmëlart­ësi dhe portieri u hodh në atë krah... Ndihem përgjegjës, poG Do ishim qetësuar, do kishim luajtur pa nervozizëm. Ishte pikërisht padurimi

që na detyroi të lëviznim më shpejt". Megjithatë, Mesi i dërgoi një mesazh optimizmi popullit argjentina­s: "Nuk jam i shqetësuar, jemi të gjithë të qetë. Të zemëruar e të dërrmuar, normalisht, sepse ndiej përgjegjës­i për humbjen e penalltisë. Por, kjo duhet të na forcojë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania