Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu drejt shpërbërje­s, ikën edhe Mici

Xhejms sjell 300 mijë €, sytë edhe nga... Olainka

- LLAZI SARO

Skënderbeu po shkon drejt shpërbërje­s. Pas Ali Souesë, Sabjen Lilajt, Kristi Vangjelit dhe tërheqjes nga futbolli të Orges Shehit, lojtari i katërt që i jep lamtumirën Skënderbeu­t është Gledi Mici. Fierakut i ka skaduar kontrata, ndërsa e cilëson veten të larguar nga Skënderbeu. I ftuar dje në "Top Channel", mbrojtësi i majtë ka deklaruar se nuk është më pjesë e klubit korçar. "Nuk jam më futbollist i Skënderbeu­t, pasi më ka përfunduar kontrata. Tani jam në pritje të ofertave", deklaroi mbrojtësi, për të cilin ka interes nga klube daneze, greke dhe izraelite. Gjithashtu, Mici kërkohet edhe nga Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë, pasi ka mbyllur përfundimi­sht dilemat për trajnerin e ri, Skënderbeu duket se tashmë është i gjithi i fokusuar te merkatoja në dalje. Në këtë pikë të sezonit ku ka shumë kaos dhe asnjë siguri, në kampin korçar po mundohen që të fitojnë sa më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve. Në kushte të tilla, bardhekuqt­ë kanë fiksuar çmimin e "xhevahirev­e". Në krye të listës qëndrojnë Enis Gavazaj dhe Xhejms Adeniji.

Gavazaj - Pa dyshim që është një nga lojtarët më të kërkuar në kampin bardhekuq dhe si pasojë e paraqitjev­e të mira të sezonit të kaluar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me emër në Europë. Në të tilla kushte Skënderbeu duket se është i palëvizshë­m në kërkesat e tij, duke e vlerësuar të paktën 600 mijë euro. Një ofertë e tillë ka munguar deri në këto momente, por Europa është para dhe një huazim i mundshëm i Gavazajt do sillte përfitime pas paraqitjes së mundshme në Europë.

Xhejms - I dyti në radhë është nigeriani. 300 mijë euro për të do të ishin një biznes i mirë për Ardjan Takajn që do të shtonte financat për të mbajtur në këmbë klubin. Xhejms vjen po ashtu nga një sezon ku ka qenë në majën e këtyre viteve, duke u bërë protagonis­t absolut i arritjeve të Skënderbeu­t. Shkëndija ka shfaqur interes për afrikanin, por duket se çmimi i tij nuk i përmbush pritshmëri­të e Skënderbeu­t.

Olainka - Nuk janë vetëm lojtarët aktualë ata që premtojnë të ardhura në Korçë, por edhe ata që janë larguar një herë. I tillë është rasti i Olainkës. Skënderbeu është treguar i zgjuar kur e shiti në fillim te Gent, pasi arriti të bënte një klauzolë për të marrë përqindjen në çdo transferim, në këtë mënyrë lajmet që vijnë nga Belgjika priten me kërshëri në kampin bardhekuq. Së fundmi, Gent ka refuzuar një ofertë prej 3 milionë eurosh për Olainkën, i cili kërkohej nga Slavia e Pragës pas sezonit brilant që zhvilloi në Belgjikë. Në të tilla kushte, belgët e vlerësojnë Olainkën 10 milionë euro dhe nëse një ofertë e tillë vjen, atëherë Skënderbeu pritet të përfitojë mjaft, pasi ka një përqindje të kartonit.

 ??  ?? Mici, Soue, Xhejms e Gavazaj e duke festuar Kupën e Shqipërisë
Mici, Soue, Xhejms e Gavazaj e duke festuar Kupën e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania