Panorama Sport (Albania)

Kukësi gjen sulmues, Pakult do Gavazajn

'Doja disa lojtarë austriakë, por stepen n a h ipëria

- SKERDILAID SULOZEQI

Peter Pakult "zbulon" Kukësin tek austriakët. Pas gati 8 vitesh (që në 2010-ën kur drejtonte Rapidin), ai rikthehet në kompeticio­net europiane. 58- vjeçari ndoshta nuk do të kishte menduar një pushim kaq të gjatë, por tashmë...

Peter Pakult "zbulon" Kukësin tek austriakët. Pas gati 8 vitesh (që në 2010-ën kur drejtonte Eapidin), ai rikthehet në kompeticio­net europiane. 58-vjeçari ndoshta nuk do të kishte menduar një pushim kaq të gjatë, por tashmë që do të luajë në Fhampions Ligë me verilindor­ët rrëfen se pretendon që të shkojë larg. Në një deklaratë të dhënë për "Kurier.at", ai shfaqet i kënaqur me kundërshta­rin që i ka rezervuar shorti. "Jemi të kënaqur me Valetën, por tashmë duhet të fillojmë që të mbledhim informacio­ne për ta. Qëllimet tona janë të mëdha. Presidenti dëshiron që të shkojmë në fazën e grupeve të Ligës së Europës", tha fillimisht tekniku. Më tej, ai rrëfeu se ua ka ofruar disa lojtarëve austriakë ekipin e tij: "U kam bërë ofertë disa lojtarëve austriakë, por kur u them që dua t'i sjell në Shqipëri, shumica nuk janë entuziastë". Edhe pse një ndër vendet më të "varfra" në Ballkan, Pakult e thotë hapur që jetohet mirë, përtej trafikut. "Jeta është si kudo tjetër, megjithatë trafiku i përditshëm më ngjan me Vjenën e dikurshme. Sa u përket gjyqtarëve, janë shumë këmbëngulë­s në arbitrim. Ndërsa sa u përket futbollist­ëve, ka nga ata që duan të luajnë përgjithmo­në. Filësia nuk mungon, por futbolli është i ngadaltë", shtoi trajneri i verilindor­ëve. Në fund, ai shpreh edhe dëshirën e madhe të merkatos pas shitjes për 700 mijë G të Gurit tek Ostende, ndërsa pret që të rrëmbejë Gavazajn për krahun e majtë. "E dua, por kam dëgjuar se ai ka një çështje me Hajdukun e Splitit dhe Eapidin", përfundoi Pakult.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania