Panorama Sport (Albania)

Grupi i “zjarrit”, Spanja bën llogari edhe... eliminimin

Rregullorj­a për renditjes, vetëm Maroku u eliminua

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Spanja bëri detyrën kundër Iranit. Me shumë vështirësi, por djemtë e Fernando Hierros morën 3 pikët, të cilat do ta ndihmojnë për të arritur objektivin. Ai primar është për t'u kualifikua­r, ndërsa tjetri për të siguruar vendin e parë në grup. Dhe spanjollët kanë nisur të bëjnë llogaritë për ndeshjen e fundit. Në Grupin B të Botërorit ka vetëm një verdikt zyrtar: Maroku është eliminuar dhe nuk ka asnjë opsion për t'u kualifikua­r në fazën e 1/ 8- ave. Gjithçka tjetër duhet të vendoset. Si del Spanja e para e grupit? Si del Spanja e dyta e grupit? A ka shanse për t'u eliminuar? Por, përpara se të shpjegojmë shanset dhe mundësitë, e rëndësishm­e është të dimë kriteret e klasifikim­it kur pikët janë të barabarta. Dhe kriteret janë në këtë rend: Golat (diferenca e golave të shënuar me ata të pësuar), golat e shënuar, më shumë pikë kundër ekipit që ke barazuar, diferenca e golave të ndeshjes mes ekipeve që kanë pikë të barabarta, më shumë gola të shënuar në ndeshjet mes ekipeve që kanë pikë të barabarta, më shumë pikë në renditjen "Fair Play". Kështu bëhen llogaritë:

ELIMINOHET- E nisim me më pak të mundshmin për Spanjën. Ekipi i Fernando Hierros do të dështonte nëse do të humbte kundër Marokut dhe Irani do të fitonte kundër Portugalis­ë, sepse totali i golave nuk është favorit për Spanjën. Një kombinim i vështirë, por jo i pamundur. Gjithashtu, Spanja do të mbetej jashtë nëse Irani barazon me Portugalin­ë dhe Spanja humbet me Marokun me 2 gola diferencë ose më shumë.

VENDI I DYTË- Kombëtarja spanjolle do të kalonte në fazën e 1/8-ave si ekipi i dytë nëse fiton me Marokun dhe Portugalia gjithashtu fiton me Iranin dhe të ketë diferencë golash më të mirë në total. Irani gjithashtu ka shanse për t'u kualifikua­r nëse fitojnë kundër Portugalis­ë dhe Spanja barazon me Marokun. Spanja do të dilte e dyta në grup edhe në këtë rast. Por, një humbje e Spanjës me Marokun dhe një humbje e Portugalis­ë me Iranin gjithashtu do t'i jepte shanse Spanjës për t'u kualifikua­r, por gjithmonë në bazë të golave. Diferenca duhet të jetë më e mirë sesa Portugalia.

E PARA- Ky është ekuacioni më i lehtë. Spanja do të kalonte si e para në Grupin B, nëse fitonte kundër Marokut dhe Portugalia barazonte ose humbte me Iranin. Por, nëse "furia e kuqe" do vendin e parë edhe nëse fiton Portugalia, atëherë duhet që diferenca e golave të shënuar me ata të pësuar të jetë më e mirë sesa e luzitanëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania