Panorama Sport (Albania)

Suarez kualifikon Uruguain, Rusia pret zyrtarisht biletën

-

Uruguai "likuidon" Arabinë Saudite dhe kualifikoh­et në raundin e 1/8-ave të Botërorit, duke marrë me vete zyrtarisht edhe Rusinë. Të dyja skuadrat do të luajnë në Samara duelin mes tyre për vendin e parë në grup. Arabët dhe Egjipti i Salahut eliminohen dhe marrin valixhet vetëm pas 2 ndeshjes. Sfida e djeshme u vendos nga një gol i Luis Suarezit, i cili festoi në këtë mënyrë 100 prezencat me fanellën e kaltër. Priteshin më shumë gola, por u mjaftua vetëm me 1 Uruguai që kontrolloi qetësisht ndeshjen dhe kishte përballë një kundërshta­r që nuk krijonte dot problem për kundërshta­rin. "Maestro" Tabarez kishte ndryshuar dy mesfushorë­t e krahëve, Karlos Sançez në të djathtë dhe Rodrigez në të majtë.

Mes tyre, dyshja "italiane" e mesfushës Vesino-Bentankur. Arabia

Saudite kishte disa ndryshime dhe këtë herë e shmangin figurën e shëmtuar, duke mbajtur topin në qarkullim, por pa shtyrë shumë në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Por, kur ke përballë sulmues të nivelit si

Suarez dhe Kavani, përfundimi është vetëm një: humbje. Dhe golin e vetëm e realizon sulmuesi i Barcelonës, duke përfituar nga krosimi i Karlos Sançezit. Goli i lehtë për të marrë 3 pikët. Me këtë gol, "El Pistolero" arriti në kuotën e 52 golave me kombëtaren e tij dhe i pari uruguaian që shënon në 3 Botërorë të ndryshëm (6 në total). Avantazhi i Uruguait nuk e ndryshoi ndeshjen, e cila vazhdoi me qarkullimi­n e topit nga arabët. Kavani, Sançez dhe Suarez gabuan për të dyfishuar rezultatin. RUSIA- Pas kësaj fitoreje të Uruguait feston edhe Rusia që pret zyrtarisht biletën për në fazën e 1/8-ave të Botërorit. Edhe pse ishin me një këmbë të kualifikua­r, fitorja e amerikano-jugorëve i dërgoi zyrtarisht. Sepse mund të ndodhnin shumë kombinime që i jepnin ende shpresë skuadrave të tjera. Por, tani nuk ka asnjë shans. Uruguai dhe Rusia kualifikoh­en.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania