Panorama Sport (Albania)

Notat e Spanjës

-

DE GEA 5,5- Ende nuk është në 100% të formës. Vuan mungesën e sigurisë pas gafës që bëri kundër Portugalis­ë. KARVAHAL 5,5- Nuk është Karvahali që jemi mësuar gjithmonë. Nuk e merr kurrë krahun dhe i lë shumë hapësira Amirit.

PIKE 6- Jo gjithmonë bën gjënë e duhur, por ia del falë shënjestrë­s së gabuar të iranianëve. Bëhet i rrezikshëm në daljet e tij në sulm. RAMOS 6- Më mirë në mbrojtje dhe në mbylljen e aksioneve sesa Pike, edhe pse nuk shkëlqen. Provon edhe përpara, por nuk "godet" në shenjë. ALBA 5,5- Keqkuptohe­t me lojtarin e krahut. Nuk shpërthen dhe rrezikon diçka në krahun e tij. BUSKETS 5,5- Nuk është dita e tij më e mirë. Në pjesën e dytë kalohet disa herë nga manovra e Iranit dhe është në vështirësi të dukshme.

VASKEZ 5,5- E ka shumë të vështirë të gjejë pozicionin ideal në fushën e lojës. Por edhe kur e gjen, nuk shpërthen. (Nga 79' Asensio- Pa notë. Nuk arrin të ndryshojë rrjedhën e lojës). DAVID SILVA 6- Është i vetmi që krijon lojë në pjesën e parë, por "zhduket" në pjesën e dytë. ISKO 6- Disa shpërthime në gjysmëfush­ën kundërshta­re. E vë në vështirësi Iranin, por nuk gjen pasimet e duhura. Por ka gjithsesi meritën për të nisur aksionin e golit. INIESTA 5,5- Nuk është ndeshja më e mirë e "iluzionist­it". Bën pasime të bukura me Iskon, të bukura për t'u parë, por nuk e dërgojnë dot topin në zonën e rivalit. (Nga 71' Koke 5,5- Edhe ai e "lëviz" shumë pak lojën). DIEGO KOSTA 6,5- E markojnë me 2 vetë dhe herë të tjera me 3. Nuk e ka jetën e lehtë, por që godet në rastin e parë që i krijohet. Edhe me fat. Por është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Diego është gjithmonë aty. (Nga 89' Rodrigo- Pa notë). TRAJNERI HIERRO 5- Një hap pas në krahasim me Portugalin­ë. Në ndeshjen e parë Spanja bëri futboll të bukur, ndërsa dje vuajti ndaj Irani. Dhe ta mendosh që duhet ta mundnin me stolin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania