Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, minuta për të eliminuar Marokun

" " festoi golin e katërt, por u drodh deri në fund

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo bën vetëm dy gjëra në ndeshjen e djeshme, por ato të duhurat. Fillimisht feston golin e katërt në këtë turne, ndërsa në përfundim të pjesës së parë nuk pret as që të hyjë në tunel për të shprehur të gjitha pakënaqësi­të e tij te trajneri Fernando Santos. Dhe në të dyja rastet kishte të drejtë: Portugalia fiton, ngjitet në kuotën e katër pikëve dhe mund të festojë, por në fushë nuk bën asgjë për të pëlqyer. Madje, bind shumë pak, tregon shumë hapa pas kundrejt ndeshjes me Spanjën dhe sërish i duhet që të mbështeten te forca dhe magjia e numrit * të skuadrës. Bernardo Silva, i cili duhet të bëjë rolin e violinës së dytë, nuk ndizet kurrë3 Guedesh vrapon dhe kaq3 6 hoao Mario është e njëjta "breshkë" që u pa tek Interi. Ndërsa Maroku bën të njëjtat gjëra si në debutim: gjatë lojës shpërdoron shumë dhe në përfundim të saj i duhet të qajë sërish. Pas 180 minutash përshëndet matematiki­sht Botërorin, ndonëse me atë që tregoi në

fushë duhej të meritonte shumë më shumë. "PËRBINDËSH­I" RONALDO

Një makineri "katër herë katër". I tillë është Kristiano Ronaldo, sepse atij i duhen vetëm > minuta për të shënuar golin e katërt në këtë edicion dhe duke parakaluar veten, kundrejt asaj që kishte bërë gjithsej në tre Botërorët e mëparshëm ( 3 gola në total). Kapiteni portugez tregon se nuk ka ndërmend që të ndalë vrullin e tij sivjet. Në ndeshjen e parë ofroi gol me penallti, me goditje dënimi dhe me aksion. Mungon vetëm një gol me kokë dhe dje arriti të realizojë edhe në këtë mënyrë. Goditja e parë nga këndi e ndeshjes, Mutinjo e hedh në zonë dhe Kristiano pasi i shpëton markimit të Da Kostës tund rrjetën. Madje, pas pesë minutash mund të fes-

Ndahet në 4 pjesë që të ndalojë xhevahirët e Marokut dhe rrëmben shumë topa duke i shërbyer shumë mirë edhe Ronaldos.

Zhoao MARIO 5,5: I ngathët dhe i lexueshëm në ndërtimin e aksioneve. (Nga min 70' Fernandes 5,5: Duhej të menaxhonte më mirë topin kur situata u bë kritike për Portugalin­ë).

MUTINJO 7: Asisti për golin e Ronaldos. Ishte shumë i qartë për t'u ngatërruar.

KARVALHO 6: Bën vetëm detyrën pa u sforcuar. Nuk zhgënjen. Bernardo SILVA 5,5: Pritet shumë nga ai sepse ka talent. Nuk "kafshoi" asnjëherë si duhet. (Nga min 59' Gelson 6: Shumë më i qartë dhe cinik sesa Silva).

RONALDO 7,5: Me këtë gol kaloi Pushkashin dhe u bë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të një kombëtarej­e europiane. Termi që i përshtatet më shumë është: vendimtar. Një skuadër, një komb i tërë "jeton" në aspektin futbollist­ik vetëm nga drita që prodhon ai. GUEDES 5: I pafat para portës. Mëkat që lë Andre Silvën në stol. Trajneri SANTOS 6: Ai është seleksionu­es, sepse trajneri në fushë është Ronaldo. Ashtu si edhe në 2016. Gjithsesi menaxhon me elasticite­t momente tensioni dhe ka të drejtën të shijojë sukseset.

tojë dopietën, ndërsa sfida e tij pa edhe dy goditje dënimi të ndala në barrierë dhe në dy raste kërkon penallti, pasi rrëzohet në zonë. Gjithsesi, për ndeshjen e djeshme mund të mjaftonte dhe kaq, edhe pse deri në fund, Maroku luftoi dhe trembi jo pak

kampionët e Europës në fuqi, duke qenë se në > 5 minutat e dyta dërgoi 11 krosime të rrezikshme, > goditje në kuadrat, nga të cilat dy në sekondat e fundit, por portieri Rui Patricio bëri dy pritje madhështor­e dhe mbajti në fuqi rezultatin 1-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania