Panorama Sport (Albania)

Sampaoli: Mjaft i vumë presion Mesit

-

"Ky Botëror ka qenë shumë i komplikuar për shumë skuadra të ashtuquajt­ura favorite, të cilat mendonin se do të fitonin që në ndeshjen e parë. E njëjta gjë na ndodhi edhe neve dhe realisht që pas barazimit me Islandën, që të gjithë u ndiem shumë keq. Por ndeshja më e vështirë na pret nesër (sot), sepse Kroacia është edhe më e fortë sesa Islanda". Fjalë të qartë këto nga ana e trajnerit të Argjentinë­s, Horge Sampaoli, në pritje të duelit me ballkanasi­t, në të cilën bardhekalt­rit luajnë shumë, ndoshta edhe fatin e të gjithë Botërorit. Por edhe pse 90-minutëshi i sotëm është jetik, Sampaoli këmbëngul për të mos karikuar më shumë se çfarë duhet Lionel Mesin dhe lëshon një mesazh të qartë: "Do të ishte një gabim nëse do të vinim të gjithë përgjegjës­inë në shpatullat e tij. Ky është një Botëror që i përket miliona personave dhe nëse humbim apo fitojmë, do ta bëjmë të gjithë së bashku. Unë di të them se shpirti i grupit që mbizotëron te ne do të na bëjë edhe më të fortë në këtë moment tepër delikat". Për sa i përket formacioni­t, Horge Sampaoli nuk ka ndërmend që të zbulojë asgjë, por në të njëjtën kohë pranon se disa ndryshime mund të ketë. "Nuk ishte gjithçka për t'u hedhur nga ndeshja e parë, por ndoshta ndonjë ndryshim edhe mund të ketë. Kjo nuk do të thotë se nëse ndryshoj ndonjë futbollist në formacioni­n titullar do të më duhet të ndryshoj edhe rreshtimin taktik, por gjithsesi nuk kam vendosur ende dhe kam ende mjaft kohë për të menduar, ndonëse disa ide në kokë i kam mjaft të qartë". Gjithsesi, sipas medias argjentina­se, ndryshe nga ndeshja e parë sigurohet prezenca e Pavonit nga minuta e parë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania